Lajme
William Walker vjen në Kosovë javën tjetër
Miku amerikan i kosovarëve dhe ish-ambasadori i OSBE-së gjatë luftës në Kosovë, William Walker do të vijë në Kosovë javën tjetër.
Walker vjen në Kosovë për përvjetorin e masakrës së Reçakut me ftesën e zëvendëskryeministrit në detyrë, Behgjet Pacolli.
Lajmin për këtë e ka bërë të ditur zëdhënësi i Ministrisë së Punës së Jashtme, Jetlir Zyberaj.
“Javën tjetër është 21 vjetori i masakrës së Reçakut. Është kjo një nga krimet më të rënda kundër njerëzimit në vitet 90 të kryera nga Serbia. Ishte Ambasadori William Walker ai që i deshmoj para botës këtë krim dhe parandaloi fshehjen nga forcat serbe.
Disa javë më parë Aleksander Vucic mohoi masakrën e Reçakut dhe sulmoi ambasadorin Walker.
Kur të gjithë reaguan ndaj politikës së mohimit, askush nuk doli në mbrojtje të Ambasadorit Walker dhe punës së tij. Puna e tij atëherë është kujtimi i Reçakut sot.
Me ftesën e zëvendëskryeministrit/ministrit të jashtëm, Z.Behgjet Pacolli, Z. Walker si çdo vit po kthehet për të respektuar viktimat e Reçakut dhe për t’i treguar Serbisë dhe Vuçiçit krimet e tyre”, ka shkruar Zyberaj në Facebook, përcjell Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita Ka themeluar dhe drejton një kompani me dy shtëpi për të moshuar. Albinfo.ch e ka zgjedhur... -
Aktorja Fatlume Bunjaku do ta përfaqësojë Shqipërinë në “European Shooting Stars 2026” -
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve hap 23 kuti postare për votuesit e diasporës -
Ministrja shqiptare paralajmëron iniciativa për të drejtat e diasporës në Greqi -
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi
Jeta në Zvicër
-
Prokuroria e St. Gallenit ndëshkon një pasagjer treni për racizëm "Tamil i ndyrë", "Sri Lanka i ndyrë", "Kthehu në vendin tënd", kishte thënë ai gjatë një... -
Taksa Kantonale e Aargaut do të ulet me 8 pikë përqindjeje -
Nigeriani padit në Strasburg policinë e Cyrihut -
Vit i vështirë në industrinë e orëve, më pak vende pune -
Të paktën gjysma e akullnajave të botës do të zhduken deri në vitin 2100














