Tematike
Winterthuri zyrtarisht me varrezë myslimane
Nga popullata e përgjithshme në Winterthur 12 për qind i takojnë fesë myslimane
Të premten, në varrezat e Winterthurit pikërisht në Ditën Ndërkombëtare të Tolerancës u bë përurimi i varrezës myslimane në varrezat e qytetit në Rosenberg.
Në këtë përurim ishin të pranishëm përfaqësuesit e bashkësive islame me seli në Winterthur, përfaqesues politikë dhe shumë të interesuar të cilët e pëshëndetën këtë vendim të këshillit të qytetit të Winterthurit. Në këtë qytet jetojnë më se 140 nacionalitete nga e gjithë bota dhe duke u nisur nga ky fakt, edhe është shumëllojshmëria e religjioneve mjaft e theksuar.
© albinfo.ch
Nga popullata e përgjithshme në Winterthur 12 për qind i takojnë fesë myslimane.
Në fjalën e tij, Werner Kramer, president nderi i shoqërsë së pakicave të Zvicrës, i përshëndeti të pranishmit dhe rikujtoi se iniciativa për një varrezë të tillë u nis para gjashtë viteve nga shoqata e të rinjve islamë. Ata organizuan një peticion i cili më pastaj iu dorëzua këshillit të qytetit. Pas konsultimeve të shumta u përkrah kjo iniciativë ne mënyrë unanime nga të gjithë përfaqësuesit e partive politive në Winterthur. Kramer në fjalën e tha se shpreson që shembullin e Winterthurit do ta ndjekin edhe qytetet dhe kantonet tjera në Zvicër.
Përfaqësuesi i shoqatës turke në Winterthur, Turhan Yildirym, në emër të bashkësisë që ai perfaqeson e përshëndeti këtë vendim të këshillit të qytetit dhe shprehu mirënjohjen e tij. “Pas kantonit të Zürichut, Luzernit Winterthuri bëri një hap vendimtar drejt njohjes së nevojave të qytetarëve të tij”, theksoi ai.
Të pranishmit i përshëndeti edhe Dr.Mattias Gfeller, këshilltar i qytetit. Ai të pranishmëve u tha që sot në Winterthur u bë një hap i rëdësishëm drejt politikës integruese. Në vijim tha se një varrezë e tillë është nevojë e domosdoshme duke pasur parasysh faktin që në Winterthur jetojnë migrantë që i takojnë gjeneratës së tretë e të katërt.
© albinfo.ch
Duhet të kemi parasysh tha ai që ka edhe zviceranë të cilët janë të konvertuar në fenë myslimane. Kjo varrezë është pjesë politikës Integruese, sepse dihet mirëfilli se të gjithë njerëzit e identifikojnë një vend si vendlindjen e tyre vendin ku janë të varrosur prindërit, gjyshërit e stërgjyshërit e tyre.
Ai në fund i vuri theksin tolerancës ndëretnike dhe kompromiseve të cialat çojnë në një jetë të përbashkët. Gfeller më tutje njoftoi se varrezat kanë një afat prehjeje prej 25 viteve. “Të vdekurit duhet të varrosen me arkivol ashtu siç është e rregulluar edhe te fetë tjera. Ky është një kompromis i cili u është kërkuar përfaqësuesve të bashkësive Islame në këtë qytet, duke pasu parasysh sipërfaqen e kufizuar në varreza, gjë e cila është e rregulluar me ligj dhe vlen për të gjithë”, tha ai.
Punët rreth kësaj varreze kanë zgjatur mbi një vit.
Varreza është vendosur në anën perëndimore të Rosenbergut dhe ka një sipërfaqe prej 3`700 m katrorë. Ka vend për 420 varre. Projekti kushtoi 1. 53 Milion franga.
E-Diaspora
-
Dhuna në familje: shenjat, frika dhe parandalimi – përkrahja në Zvicër Në këtë intervistë, Blertë Berisha nga DOA (Dachorganisation Frauenhäuser Schweiz und Liechtenstein) flet për shenjat e... -
Reperi EAZ publikon këngë në mbështetje të Përparim Avdilit -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt -
Rusi
Ramë Lahaj performon në Rusi, promovon kulturën dhe këngën shqipe -
Gjermani
Dy qytete në Gjermani drejt hapjes së shkollave shqipe
Jeta në Zvicër
-
Vendet e lira të punës në banka fillojnë të rriten përsëri në janar Kjo është ajo që del nga portali Indeed - Përmirësimi i regjistruar në muajin e parë... -
Dhuna në familje: shenjat, frika dhe parandalimi – përkrahja në Zvicër -
A është skijimi tani shumë ekskluziv? -
Aldi tani do të mbyllë dyqanin kryesor -
Eksportet zvicerane arritën një nivel rekord në vitin 2025










