Shqipëri
“Wom Travel”: Shqipëria – destinacioni me plazhet më të bukura në Evropë
Revista e njohur italiane i jep zë turizmit në Shqipëri: Perlë sekrete e Evropës
Cilat janë plazhet më të bukura në Evropë? Ne ju sugjerojmë 15 destinacionet më të bukura për të zbuluar këtë verë, sipas një artikulli të botuar në të përditshmen italiane “Wom Travel”, përcjell albinfo.ch.
Nga plazhet e arta të Algarve deri te xhevahiret sekrete të Shqipërisë, ja disa nga destinacionet frymëzuese për pushimet tuaja të ardhshme, sipas renditjes “European Best Destinations” (Destinacionet më të mira evropiane).
Ksamil, Shqipëri
Një nga perlat sekrete të Evropës që ia vlen të zbulohet është bregdeti i Shqipërisë.
Zbuloni plazhet më të bukura duke bërë një ndalesë në Ksamil, ndër destinacionet bregdetare më të bukura në Evropë.
Plazhi i Ksamilit është një nga plazhet më të bukur në të gjithë vendin dhe ndodhet në Rivierën Shqiptare, jo shumë larg Sarandës.
Ksamili karakterizohet nga katër ishuj të vegjël, të mbuluar nga bimësia mesdhetare të cilat janë shtëpia e disa prej plazheve më të bukura dhe më sekrete në të gjithë Shqipërinë.
Ishujt mund të arrihen duke notuar ose në këmbë nëse batica është e ulët.
“Wom Travel” e ka renditur Shqipërinë mes 15 destinacioneve me plazhet më të bukura në Evropë për pushime në 2024:
1-Ksamil, Shqipëri
2-Gjiri Ghajn Tuffieha, Maltë
3-Plazhi Monte Clerigo, Portugali
4-Plazhi Oludeniz, Turqi
5-Canal d’amour, Korfuz
6-Porto Timoni, Korfuz
7-San Andrés, Tenerife, Spanjë
8-Plazhi Odeceixe, Portugali
9-Gjiri i Shën Palit, Rodos
10-As Catedrais, Spanjë
11-Calpe, Spanjë
12-Porto Katsiki, Lefkada
13-Plazhi Scialara, Vieste
14-Plazhi Grado, Grado
15-Plazhi Vai, Kretë
E-Diaspora
-
Dhuna në familje: shenjat, frika dhe parandalimi – përkrahja në Zvicër Në këtë intervistë, Blertë Berisha nga DOA (Dachorganisation Frauenhäuser Schweiz und Liechtenstein) flet për shenjat e... -
Reperi EAZ publikon këngë në mbështetje të Përparim Avdilit -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt -
Rusi
Ramë Lahaj performon në Rusi, promovon kulturën dhe këngën shqipe -
Gjermani
Dy qytete në Gjermani drejt hapjes së shkollave shqipe
Jeta në Zvicër
-
Gjeneva merr fitime të papritura nga SNB Kantoni i Gjenevës po merr fitime të papritura nga banka qendrore. Banka Kombëtare Zvicerane do ta... -
Qiratë e reja pak më të ulëta në tremujorin e katërt të vitit 2025 -
Policia e Cyrihut forcon masat kundër kërcënimeve ideologjike -
Studimi: Tokat e Evropës janë 70 përqind të mbuluara me pesticide -
Karnavalet zvicerane forcojnë masat e sigurisë nga zjarri pas tragjedisë në Crans-Montana












