Sport
Xhaka beson se Zvicra do të kualifikohet në Botëror
"Jam i bindur se mund të marrim pikë në Portugali. Jam i bindur që me 28 ose 30 pikë do të kualifikohemi në Botëror", deklaroi Xhaka
Mesfushori shqiptar, Granit Xhaka në një intervistë për ‘Neue Zürcher Zeitung’, është shprehur se Zvicra do të kualifikohet në Kampionatin Botëror, përcjell albinfo.ch.
Zvicra përballet me Hungarinë të shtunën dhe më pas me Portugalinë në ndeshjen vendimtare të martën. “Ronaldo gjithmonë është i gatshëm për të shënuar. Unë nuk kam luajtur kurrë kundër tij. Roman Burki (portieri) e njeh më mirë (Ronaldo shënoi tre gola në Ligën e Kampionëve kundër Burkit). Ai është i ftohtë para portës. Mjafton një shans dhe shënon. Është shumë e vështirë për ta ndalur”, theksoi Xhaka.
Ai foli edhe për mungesën e Valon Behramit në këto dy ndeshje. “Kjo është një humbje e madhe. Ne të gjithë e dimë sesa i rëndësishëm është Valoni për skuadrën tonë, jo vetëm në fushë, Por, ne kemi futbollistë të tjerë të cilët kanë cilësi dhe mund të na ndihmojnë”, shtoi tutje mesfushori shqiptar.
Xhaka flet edhe për përballjen direkte me Portugalinë. “Është e rëndësishme, si një finale e Kupës së Botës. Nëse fitoni jeni hero, nëse humbisni atëherë jeni një humbës. Ne jemi përgatitur shumë dhe e dimë rëndësinë e ndeshjen. Por, Portugalia ka edhe tjerë lojtarë dhe nuk është vetëm Ronaldo. Jam i bindur se mund të marrim pikë në Portugali. Jam i bindur që me 28 ose 30 pikë do të kualifikohemi në Botëror. Ndoshta do të luajmë me kundërsulme”, theksoi Xhaka.
Zvicra fitoi 2:0 në ndeshjen e parë dhe i mjafton edhe një humbje minimale me Portugalinë për t’u kualifikuar tutje.
E-Diaspora
-
Kuvendi i Shqipërisë miratoi ligjin për Diasporën Në Ditën Kombëtare të Diasporës, Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar Ligjin për Diasporën, i cili synon... -
Qendra e Botimeve për Diasporën uron Ditën Kombëtare të Diasporës dhe Ditën Ndërkombëtare të Migracionit -
Emily Munishi ngjitet në elitën kombëtare U18 në gjimnastikë artistike -
Dr. Përparim Limani, në krye të Kirurgjisë Onkologjike në Aarau -
Projekti “The Guestkeepers – Miqtë e vizitorëve” nis me fazën e parë të trajnimeve
Jeta në Zvicër
-
Kaosi i Krishtlindjeve në aeroportet zvicerane: Si të udhetoni pa stres Koha e Krishtlindjeve sjell fluks të lartë udhëtarësh në aeroportet zvicerane. Aeroporti i Cyrihut pritet të... -
Mungesë e vaksinës kundër gripit në Zvicër për shkak të kërkesës së lartë -
Emily Munishi ngjitet në elitën kombëtare U18 në gjimnastikë artistike -
UBS planifikon shkurtime vendesh pune në janar -
Edhe Kantoni i Fribourgut thotë “jo” për telefonat celularë në shkollë











