Futboll
Xhaka e Rashica nderohen me “Çelësin e Prishtinës” para ndeshjes humanitare
Mbrëmja e së shtunës u takon yjeve të futbollit shqiptar. Sonte në orën 20:00, yjet zbresin në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.
Ekipi i krijuar nga Granit Xhaka me shokë dhe ekipi i krijuar nga Milot Rashica me shokë do të përballen me njëri-tjetrin, për të dhuruar spektakël për të gjithë dashamirët e futbollit në Kosovë e më gjerë, transmeton albinfo.ch.
Dy yjet që janë edhe kapiten të skuadrave të tyre për sonte kanë mbajtur një konferencë për media para ndeshjes ku thanë se gati për sonte.
Në konferencë morri pjesë edhe kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti e Sekretari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Eroll Salihu.
Ahmeti ka falënderoi dy futbollistet për të cilët ka thënë se janë ambasadorët më të mirë të Prishtinës.
Xhaka e Rashica, janë nderuar nga kreu i kryeqytetit kosovar me “Çelësin e Prishtinës” për promovim të kryeqytetit në botë.
Futbollisti i Arsenalit Granit Xhaka ka deklaruar së është i kënaqur me çmimin dhe tha se ndeshja e sotme pritet të jetë spektakël duke parë edhe interesim e madh.
Futbollisti i Ëerder Bremenit dhe i përfaqësuese së Kosovës, Milot Rashica, theksoi se le të fitojë më i miri.
Të gjitha të hyrat nga shitja e biletave do t’u ndahen 10 familjeve në nevojë.
E-Diaspora
-
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita Ka themeluar dhe drejton një kompani me dy shtëpi për të moshuar. Albinfo.ch e ka zgjedhur... -
Aktorja Fatlume Bunjaku do ta përfaqësojë Shqipërinë në “European Shooting Stars 2026” -
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve hap 23 kuti postare për votuesit e diasporës -
Ministrja shqiptare paralajmëron iniciativa për të drejtat e diasporës në Greqi -
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi
Jeta në Zvicër
-
Prokuroria e St. Gallenit ndëshkon një pasagjer treni për racizëm "Tamil i ndyrë", "Sri Lanka i ndyrë", "Kthehu në vendin tënd", kishte thënë ai gjatë një... -
Taksa Kantonale e Aargaut do të ulet me 8 pikë përqindjeje -
Nigeriani padit në Strasburg policinë e Cyrihut -
Vit i vështirë në industrinë e orëve, më pak vende pune -
Të paktën gjysma e akullnajave të botës do të zhduken deri në vitin 2100











