Sport
Xhaka, krenar që është pjesë e Arsenalit
Granit Xhaka ka thënë se është krenar që është pjesë e Arsenalit, dhe po e shijon ëndrrën
Mesfushori shqiptar, Granit Xhaka përsëri ka folur për skuadrën e tij, Arsenal. Ai ka thënë se po e shijon ëndrrën, pasi gjithmonë ka dashur të luajë në një nivel të tillë, shkruan albinfo.ch.
Xhaka gjatë verës u transferua në Arsenal nga Borussia Moenchengladbach për 45 milionë euro.
“Gjithçka shkon sipas planit dhe gjërat vërtet këtu po planifikohen mirë, pavarësisht nëse ne po luajmë në shtëpi apo si mysafir. Ju mund të shihni se është një klub me shumë klas dhe kjo shfaqet me gjithçka”, ka deklaruar mesfushori shqiptar, i cili paraqitet te Përfaqësuesja e Zvicrës.
Ai është krenar që luan në Arsenal. “Unë jam krenar që luaj për një klub të tillë, që jam një ‘Topçi’. Kjo më bën dyfish krenar që i jam bashkuar këtij ekipi. Është një rrugë perfekte për mua dhe karrierën time”, deklaroi Xhaka në një komunikim me fansat e Arsenalit.
Xhaka në ndeshjen e fundit ndaj Andorrës barti edhe shiritin e kapitenit te Zvicra. Xhaka ka shënuar dy gola këtë edicion me londinezët.
E-Diaspora
-
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve hap 23 kuti postare për votuesit e diasporës Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Kosovës ka vënë në funksion 23 kuti postare në shtete të... -
Ministrja shqiptare paralajmëron iniciativa për të drejtat e diasporës në Greqi -
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi -
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato
Jeta në Zvicër
-
Pse Zvicra duhet të përqendrohet më shumë te kursimi i energjisë? Kushtetuta e Zvicrës parashikon që energjia të përdoret me kursim dhe në mënyrë të arsyeshme. Fondacioni... -
Temu, Shein, AliExpress: A duhet Zvicra të taksojë paketat kineze si BE-ja? -
Këshilli Kombëtar i Zvicrës miraton 1 milion franga për luftën kundër dhunës me bazë gjinore -
Asnjë kaos nga ndryshimi më i madh i orareve të transportit publik në Cyrih -
Studim alarmues: Deri në 90% e akullnajave mund të zhduken deri në vitin 2100









