Sport
Xhaka mirëpret transferimin e Mkhitaryanit tek Arsenali
Granit Xhaka pret që Henrikh Mkhitaryan të ketë sukses te Arsenali, sapo të arrihet kalimi i tij në Londër, si zëvendësues i Alexis Sanchezit që do të kalojë te Manchester Unitedi.
Mkhitaryan ka pasur probleme në sezonin e fundit tek “Djajtë e Kuq”, ndërsa Xhaka, që e njeh nga ndeshjet në Bundesligë, thotë se armeni ka aftësi të mjaftueshme për të shkëlqyer tek Arsenali, transmeton Albinfo.ch.
“Kam lexuar se më 2009 ai kishte thënë se i pëlqen Arsenali. Jam i sigurt se stili i tij i lojës do të na përshtatej. Çdo lojtar ka kualitetet e tij. Ai është futbollist i shkëlqyeshëm, andaj vetëm të presim e të shohim çfarë po ndodh. Ishte e vështirë të luaja kundër tij. Të jem i sinqertë, më me qejf do të luaja krah tij. Ai është lojtar shumë i zoti dhe ka kualitete të shumta”, ka thënë Xhaka, raporton “DailyMail”.
Xhaka shkëlqeu në paraqitjen e fundit për Arsenalin në fitoren 4 me 1 ndaj Crystal Palacet. Ai asistoi në golin e parë, ndërsa ishte i përfshirë edhe në gola të tjerë.
E-Diaspora
-
Video
Kurti mban tubim në Cyrih Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti është duke mbajtur tubim në Cyrih të Zvicrës... -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së -
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër -
Zvicër
Ambasada e Kosovës në Bernë me njoftim të rëndësishëm për votimin me postë në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Baume-Schneider, kritike për pagat e larta të sigurimeve shëndetësore Ajo i përgjigjet një raporti se pagat më të larta në kompanitë e mëdha të sigurimeve... -
Zvicra, e dhjeta në mesin e vendeve më të lumtura në botë -
Zvicra synon kthime më të shpejta azilkërkuesve të refuzuar -
Fshati Blatten, një vit pas rrëshqitjes së dheut u rihap pjesërisht -
Ku saktësisht mund të bësh blerje në Zvicër të dielën?












