Lajme
Xhaka mund t`i mungojë Borussia-s për një kohë
“Javën tjetër do të bjerë vendimi përfundimtar rreth pjesëmarrjes së Xhakës në olimpiadë ”, ka thënë Peter Knäbel nga Federata zvicerane e futbollit. Skuadrës së re që ka angazhuar Granit Xhakën, Borussia Monchengladbach do t`i duhet që për një kohë paksa më të gjatë të heqë dorë nga shërbimet e talentit shqiptar nga Zvicra. Xhaka […]
“Javën tjetër do të bjerë vendimi përfundimtar rreth pjesëmarrjes së Xhakës në olimpiadë ”, ka thënë Peter Knäbel nga Federata zvicerane e futbollit.
Skuadrës së re që ka angazhuar Granit Xhakën, Borussia Monchengladbach do t`i duhet që për një kohë paksa më të gjatë të heqë dorë nga shërbimet e talentit shqiptar nga Zvicra. Xhaka është në listën e lojtarëve të skuadrës olimpike të Zvicrës, që do t`i zhvillojë ndeshjet nga 27 korriku deri më 12 gusht.
Gjatë kësaj kohe dhe para saj, kur të bëhet grumbullimi dhe të fillojnë stërvitjet, Graniti pra nuk mund t`u bashkohet kolegëve gjermanë. Ky është skenari më i mundshëm megjithëse vendimi përfundimtar nëse Xhaka do të udhëtojë në Londër për Lojërat Olimpike ose jo, merret javën e ardhshme.
Gazeta gjermane “Bild” ka shkruar dje se shefi i delegacionit olimpik të Zvicrës Jean-Claude Donze dhe trajneri i Boruissia-s, zvicerani Lucien Favre, që njihen mirë mes vete, tashmë kanë këmbyer mendimet e tyre mes vete. Bisedimet po rrjedhin shumë miqësisht. Ne dëshirojmë të kemi një zgjidhje që do t`u pëlqejë të gjithëve.
Javën tjetër do të bjerë vendimi përfundimtar”, ka thënë drejtori teknik i federatës zvicerane të futbollit Peter Knäbel. Ai ka shtuar se Zvicra dëshiron që në Olimpiadë të shkojë me lojtarët më të mirë, ndërsa sipas një vndii të FIFA-s, klubet duhet t`i shformojnë skuadrat e tyre U21 profesionale.
Knäbel ka dhënë edhe një argument përse Zvicra ka interes që në Londër të shkojë me skuadrën e saj më të mirë: Hera e fundit kur përfaqësuesja zvicerane ka marrë pjesë në olimpiadë ka qenë para 84 vitesh, prandaj është e kuptueshme rëndësia që zviceranët i japin kësaj pjesëmarrjeje.
E-Diaspora
-
“The Guestkeepers”, një projekt që trajnon “ambasadorët e mikpritjes” në Kosovë Projekti që synon zhvillimin e turizmit kulturor në Kosovë, “The Guestkeepers” është prezantuar në Konsullatën e... -
Familjarët flasin për kosovarët që humbën jetën në Vjenë -
U mbajt Kuvendi i LAPSH “Naim Frashëri” për Kantonin e Argaut, në Zvicër -
Austri
Aksident tragjik në Austri, ndërron jetë 18-vjeçari shqiptar nga Kosova -
Spanjë
Orkestra “Amadeus” triumfon në Spanjë, fiton çmimin kryesor “Grand Prix”
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Shumica preferojnë pagesa pa para në dorë Pagesat pa para në dorë janë ende mënyra më e popullarizuar për të paguar në Zvicër,... -
Zvicër: Shkalla e lindjeve shkakton krizë në shkolla -
Mashtrim i ri në Zvicër: Mesazhe të rreme për pikët e Coop dhe Migros -
Rritet numri i blerjeve të armëve në Zvicër gjatë vitit 2025 -
Java e Frankofonisë: “La Beauté de l’Âne” në Bernë sjell rrëfimin e Kosovës












