Sport
Xhaka në 11-shen e parë?
Nga pesë lojtarët shqiptarë të ftuar në kombëtare, në lojën kundër Anglisë, pritet të luajnë nga fillimi: Xhaka, Shaqiri dhe Behrami
Të gjitha gjasat janë që lojtari më i ri i kombëtares zvicerane të futbollit, 18 vjeçari shqiptar nga Kosova, Granit Xhaka të zë vend në njëmbëdhjetëshen e parë të skuadrës, në lojën kundër Britanisë së Madhe, që luhet të shtunën.
Kështu shkruan blick.ch duke u mbështetur në burimet e veta dhe në rëndësinë që i ka kushtuar Xhakës trajneri Hitzfeld gjatë ushtrimeve në kampin stërvitor në Freienbach.
Nëse ndodh kështu, Xhaka i ri, ish kampioni botëror me U17 do ta “ulë” në bankinë të rezervistëve veteranin Margairaz të FC Zürichut.
Ndërkaq vetë Xhaka, me modesti lidhur me këtë thotë: “natyrisht që do të dëshiroja të luaj. Por edhe nëse nuk më angazhojnë, nuk është fundi i botës. Jam i lumtur që fare më kanë ftuar në formacion”.
Më tutje Blick.ch vlerëson se në formacionin e parë, në sistemin 4-2-3-1-do të mund të angazhohen këta lojtarë: Benaglio; Lichtsteiner, Djourou, Senderos, Ziegler; Behrami, Inler; Shaqiri, Xhaka, Barnetta; Derdiyok.
Pra, nga pesë lojtarët shqiptarë të angazhuar në kombëtare, në lojën kundër Britanisë së madhe, pritet të luajnë nga fillimi: Xhaka, Shaqiri dhe Behrami. Ndërkaq Xhemaili dhe Mehmedi, të cilët po ashtu janë në 21-shen e madhe, mund të inkuadrohen në vazhdim të ndeshjes.
Sot në ora 17.00 kombëtarja zvicerane fluturon për në Angli, ku nesër do të japë një konferencë për shtyp
E-Diaspora
-
31-vjeçari shqiptar ekstradohet nga Gjermania në Kosovë Kosovar i dyshuar për vrasje në tentativë ekstradohet nga Gjermania... -
Pranvera Hyseni operon teleskopët e NASA-s në Mauna Kea -
Pritje deri në 30 minuta në hyrje të pikës Dheu i Bardhë -
Itali
Bernard Dika, shqiptari që fitoi mbi 14 mijë vota në Toskanë -
Një drekë e përbashkët në shenjë respekti dhe mirënjohjeje
Jeta në Zvicër
-
Kapen pa dokumente pesë punëtorë nga Kosova dhe Maqedonia Katër shtetas të Kosovës dhe një i Maqedonisë së Veriut u gjetën duke punuar në kantier,... -
Novartis dhe Roche ulin çmimet e barnave të tyre në SHBA -
Zvicër: Kontrolle të shtuara kufitare në kufirin jugor -
Miratohet buxheti i Zvicrës: 90.4 miliardë CHF për vitin 2026 -
Rruga e Musa Kamenicës nga refugjati te kryeparlamentari i Lozanës











