Shkurt.ch
Xhaka:Punë e kryer me Mönchengladbachun
„Unë kamë kryer punën time dhe tani kjo është në dorën e klubit“, tha 19-vjeçari për «BaZ»
Talenti tjetër i Baselit, kosovari Granit Xhaka ka ritheksuar gatishmërinë për të lëvizur jashtë vendit konkretisht për të vazhduar karrieren në Bundesligë.
Si duket mbetet të merren vesh vetëm klubet Borussia Moenchengladbach dhe Baseli.
„Unë kamë kryer punën time dhe tani kjo është në dorën e klubit“, tha 19-vjeçari për «BaZ».. Xhaka kishte kontratë me FC Baselin deri në verën e vitit 2015.
„Do të ndihem i zhgënjyer nëse nuk përfundon me sukses marrëveshje mes klubeve“, tha Xhaka.
Transferimi i Xhakes sigurisht nuk është i lirë për në Bundesligë. Pas Xherdan Shaqiri, i cili tashmë është transferuar në Bayern për 15 milionë franga do të largohet edhe Xhaka, një forcë e re në Super Ligë.
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Lidhja e Mjekëve Shqiptarë në Zvicër zgjedh kryetarin e ri dhe mbyll me sukses simpoziumin shkencor Kuvendi u zhvillua në kuadër të një simpoziumi shkencor, i cili u përmbyll me sukses dhe... -
Ka nisur Simpoziumi i 7-të i Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë të Zvicrës -
SHKA “Ilirët” nga Lozana, sot me program artistik në Monthey -
Folklori shqiptar mahnit publikun në festivalin “Vallet bashkojnë” në Stokholm -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë
Jeta në Zvicër
-
Nestlé raporton vjedhjen e 12 tonëve KitKat në Evropë Një ngarkesë e madhe prej 12 tonësh KitKat – mbi 400,000 çokollata – u vodh javën... -
Zyra zvicerane e migracionit shkurton vendet e punës për shkak të pakësimit të mbërritjeve të azilkërkuesve -
Zviceranët dyshojnë në përgatitjen ushtarake të vendit, kërkojnë rritje buxheti -
Reaktori bërthamor Gösgen rifillon operacionet pas një viti mbyllje -
Ka nisur Simpoziumi i 7-të i Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë të Zvicrës










