Lajme
“Xhamia e bardhë”, pjesëmarrëse në kremtimin e 900-vjetorit të Aarburgut
Kjo flet mbi rëndësinë e zhvillimit të dialogut ndërfetar midis komuniteteve fetare për një mirëkuptim dhe harmoni ndërfetare
Në kuadrin e aktiviteteve të shënimit të 900-vjetorit të themelimit të qytetit Aarburg, më 18.08.23 është mbajtur një ceremoni zyrtare.
Ceremonia, nën patronazhin e organizatës ” Kopshti i Religjioneve” është mbajtur në prani të këshilltarit të qeverisë së kantonit Aargau, Dieter Egli, kryetarit të Komunës Hans -Ulrich Schär, deputetëve të shumtë të Parlamentit zviceran dhe atij kantonal. Aty kanë marrë pjesë si të ftuar edhe përfaqësuesit e institucioneve fetare të qytetit, shkruan albinfo.ch.
Kështu, pjesëmarrës ishin përfaqësuesit e kishës protestante, kishës katolike, xhamisë së komunitetit turk – Xhamia e gjelbër si dhe ata të Xhamisë së Bardhë Aarburgut, Imami Nehat Ismaili, kryetari Ruzhdi Mislimi dhe anëtarë të tjerë të kryesisë, thuhet në një njoftim të dërguar nga z. Ismaili.
Përmendja e parë e Aarbugut në dokumentet e vjetra daton që nga viti 1123 dhe kjo përbën një arsye të mjaftueshme për të kremtuar këtë vit jubilar, përkatësisht 900-vjetorin, ndaj ky event është i rëndësishëm për historinë dhe kulturën e Aarburgut sepse llogaritet si datë zyrtare e themelimit të qytetit të Aarburgut, dhe një mundësi për të festuar dhe nderuar këtë histori të gjatë dhe të bukur.
Imami i Xhamisë së Bardhë, Nehat Ismaili, me këtë rast ka kënduar disa versete nga sureja Merjem dhe ka lomunikuar përkthimin e tyre në gjuhë gjermane, ndërsa pastori i kishës reformiste ka recituar pasazhe biblike.
Në kuadër të këtij aktiviteti ishte paraparë mbjellja e një peme të ullirit si një bimë e bekuar, e cila përmendet në librat qiellor, si shenjë e harmonisë ndërfatare, mirëkuptimit dhe tolerancës.
Komisioni organizativ me të cilin udhëheq personalisht kryetari i Komunës së Aarburgut, ka paraparë që për tre ditë të organizohen evente të ndryshme kulturore, shfaqje teatrale, koncerte me artistë dhe mysafirë të ndryshëm.
Ajo që duhet nënvizuar është se në vitin e 900-të jubilar të një komune, ftohet zyrtarisht edhe komuniteti shqiptar musliman, që përbën një akt të lartë civilizues, demokratik dhe njerëzor duke e nderuar imamin e xhamisë që të recitojë pjesë nga kurani fisnik në një event të tillë të rëndësishëm kulturor. S`do mend që ky rast flet mbi rëndësinë e zhvillimit të mëtejshëm të dialogut ndërfetar midis komuniteteve fetare për një mirëkuptim dhe harmoni ndërfetare me një shoqëri civile të avancuar dhe me një sistem të rafinuar politik.
Shënim : Aarburgu i përket rrethit të Zofingenit, shtrihet përgjatë lumit Aare dhe kufizohet me kantonin Solothurn. Sipas regjistrimit të vitit 2021, numri i përgjithshëm i popullatës ka arritur në 8562 banorë, ndërsa 44.0% e tyre janë të huaj, mes tyre një numër i madh i komunitetit shqiptar nga Republika e Kosovës, Maqedonisë, Kosovës Lindore ( Lugina e Preshevës) dhe fare pak nga Republika e Shqipërisë.
Aarburgu ka një trashëgimi të pasur kulturore dhe arkitektonike, dhe si simbol më të rëndësishëm e hasim një kala madhëshore të ndërtuar mbi një shkëmb mbi lumin Aare. Në Aarburg mes tjerash ka edhe dy xhami, një është e komunitetit turk të vendosur në një objekt me qira dhe tjetra është e komunitetit shqiptar, Xhamia e Bardhë Aarburg, me një objekt të vetin të blerë në vitin 2011.
E-Diaspora
-
Albin Kurti në Cyrih: Siguria si garanci e paqes dhe shtetndërtimi si përgjegjësi historike Në vazhdën tubimin elektoral me mërgatën shqiptare në Zvicër, Kryeministri në detyrë ndali veçmas te mbrojtja,... -
Kurti në Cyrih: Mërgata nuk është rezervë emocionale, por forcë zhvillimi dhe shtyllë e shtetit -
Gjykata Federale mbështet dënimin e shtetasit kosovar për tentativë vrasjeje -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Fondet mjaftojnë vetëm për 24 avionë luftarakë në rast ekstrem Për të qëndruar brenda kufirit të kostos, paratë potencialisht do të ishin të mjaftueshme vetëm për... -
Gjykohet një mercenar zviceran që ka luftuar për Ukrainën -
Ticino: Gjenden 40 kilogramë kokainë në makinën e serbit dhe italianes -
Kishte kërcënuar me sulm në Eurovision në Bazel – Dëbimi i tij ngre pyetje -
Lindjet në kantonin zviceran bien në nivelin më të ulët rekord















