Futboll
Xherdan Shaqiri ndërton shtëpi luksoze në Reihenfelden
Parcela e blerë është 1001 metra katrorë. Xherdan Shaqiri aty planifikon ndërtimin e një ville superluksoze.
Futbollisti shqiptar, Xherdan Shaqiri, ka blerë një pronë në lagjen e villave në Fricktal, në Rheinfelden dhe po planifikon një ndërtesë të re me një pishinë të madhe dhe, një garazh të gjerë për “flotën” e veturave të tij personale.
Por, ylli i kombëtares zvicerane, i cili aktualisht luan për Liverpool, dëshiron ta rrënojë shtëpinë e vjetër dhe ta ndërtojë një të re. Kështu ka raportuar fillimisht “Aargauer Zeitung”, e më pas edhe mediat e tjera zvicerane, shkruan albinfo.ch.
Parcela e blerë është 1001 metra katrorë. Xherdan Shaqiri aty planifikon ndërtimin e një shtëpie superluksoze. Shtëpia ofron hapësirë për gjithë familjen. Planifikimi është që shtëpia të jetë katërkatëshe në 270 metra katrorë. Nuk do të mungojë as pishina si dhe një garazh e madhe për të gjitha veturat e tij.
Një nëpunës i këtij qyteti, me të marrë lajmin, është shprehur i lumtur se aty do të vendoset futbollisti Shaqiri.
“Natyrisht që do të ishim të lumtur nëse do të mundemi t’i urojmë mirëseardhje Xherdan Shaqirit në Rheinfelden”, ka thënë Roger Erding për “AZ”
Ndërkohë gazeta tjetër zvicerane, 20min, blerjen e shtëpisë së Shaqirit e ka konsideruar si “kthim tek rrënjët”.
“Nuk është e qartë se kur Shaqiri do të zhvendoset në shtëpinë e tij në Rheinfelden. Kontrata e tij me Liverpool zgjat deri në vitin 2023. Ka zëra që Lazio është i interesuar për të. Sidoqoftë, në moshën 29 vjeç, Shaqiri tani po hyn në fazën e vonë të karrierës së tij profesionale dhe me sa duket po mendon për kohën pas kësaj. Duket se kjo e shtyn atë përsëri të kthehet tek rrënjët”, transmeton albinfo.ch.
Shaqiri u rrit në komunën e Bazelit, në Augst dhe, karrierën e tij profesioniste e ndërtoi në “FC Basel”. Ai aty kishte blerë edhe banesa për vete dhe familjen e tij, që është komunë fqinje me Rheinfelden.
E-Diaspora
-
Ylfete Fanaj zgjidhet presidente e Konkordatit të burgjeve të Zvicrës Veriperëndimore dhe Qendrore "Në situatën e tensionuar të kapacitetit të burgjeve në të gjithë Zvicrën, nevojiten zgjidhje të qëndrueshme... -
Petrit Krasniqi, drejtues i ri i investimeve në Fondin e Sigurimeve të mësuesve të Bernës -
Granit Xhaka rrëfen sakrificat e familjes -
Londër
Akademia Ballkanike e Pianos bëhet pjesë e sistemit prestigjioz Trinity College London -
Itali
Aksident fatal në Itali: Vdes punëtori shqiptar në kantier ndërtimi
Jeta në Zvicër
-
Virusi dengue zbulohet për herë të parë në Bazel Ky rast shënon një zhvillim të ri për shëndetin publik në vend, duke treguar se edhe... -
Rritet numri i dyqaneve bosh në Gjenevë – alarm për ekonominë lokale -
Zvicra investon miliarda në mbrojtjen ajrore -
Shoferi 87 vjeçar përplaset me grupin e kampit shkollor – një e vdekur -
Po ngiste makinën me 114 km/orë në zonën 50 km/orë: I konfiskohet patenta













