Sport
Xherdani u dhuron prindërve një banesë moderne
Kanë kaluar kohët kur Shaqirajt duhej ta ngrohnin me dru shtëpinë e tyre të fshatit dhe kur u duhej të kursenin çdo qindarkë
Ylli i kombëtares së Zvicrës, Xherdan Shaqiri është rritur në kushte modeste në një shtëpi fshati në Augst të kantonit Baseland. “Unë e di se si duket edhe ana tjetër e jetës”, thotë ai. Ndërsa tash, Shaqiri u ka blerë prindërve të tij, në shenjë falënderimi, një banesë supermoderne, shkruan “Aargauer Zeitung”.
Ata duhet të kenë durim deri në pranverë, kur banesa në Kaiseraugst (Aargau) do të jetë e gatshme për t`i pranuar. Atëherë, vetë Xherdani me dy vëllezërit Arianitin dhe Erdinin do të kenë banesën e tyre të veçantë, ndërsa prindërit me vajzën, Medinën, banesën e tyre, menjëherë aty, përballë.
Historia e familjes, e cila kishte ardhur në Zvicër në vitin 1991 po kurorëzohet me sukses. Kanë kaluar kohët kur Shaqirajt duhej ta ngrohnin me dru shtëpinë e tyre të fshatit dhe kur u duhej të kursenin çdo qindarkë. Por, po ashtu kanë kaluar edhe çastet e shkurta të gëzimit, kur ishte një poster me Ronaldon i varur në dhomën e tre djemve, ai që frymëzonte ata të tre që të luanin në klubin lokal SV August.
Ylli i futbollit nuk do t`ia kthejë kurrë shpinën Augst-it: “SV Augst ësht¨dashuria ime e vjetër, klubi im bazë”, shkruan “Aargauer Zeitung”.
E-Diaspora
-
Bazel - Zvicer
Thesar Abdullahu dhe Morgan Hetemi drejt studimeve doktorale në Zvicër Nga diplomimi për mjekësi në Universitetin e Bazelit, te përvoja profesionale, dy mjekë shqiptarë në Zvicër... -
Vjenë
Kosti Deti mahnit me performancën e tij në Ambasadën Italiane në Vjenë -
Shefi i Ushtrisë Zvicerane, së bashku me Ylfete Fanaj, vizituan trupat në Kosovë -
Kryetari shqiptar i Morbachut bëhet viral në Gjermani -
Ambasada e Kosovës në Zvicër takim me mjekë të rinj kosovarë në Bernë
Jeta në Zvicër
-
Bazel - Zvicer
Thesar Abdullahu dhe Morgan Hetemi drejt studimeve doktorale në Zvicër Nga diplomimi për mjekësi në Universitetin e Bazelit, te përvoja profesionale, dy mjekë shqiptarë në Zvicër... -
2025, një nga vitet më të nxehta të regjistruara ndonjëherë -
Forumi Ekonomik: Kostot e sigurisë vazhdojnë të rriten -
Tesla godet një automjet policie, duke shkaktuar dëme prej 100,000 frangash -
Rriten lëndimet gjatë Krishtlindjeve në Zvicër











