Shkurt.ch
Xhihadistët kërkojnë lirimin e Çëndrim R. në këmbim me 48 pengjet turke
Çëndrimi 23 vjeçar, i cili është rritur në Brugg të kantonit Aargau, në vitin 2011 qe dëbuar nga Zvicra si masë ndëshkuese për një numër veprash penale të kryera
I riu shqiptar i rritur në Zvicër, Çëndrim R., i cili bashkë me dy të tjerë është përgjegjës për vrasjen në një pritë të tre policëve turq që ka ndodhur në muajin mars, mund të ndërrohet me 48 të zënë peng në Konsullatën Turke në Mosul. Bashkë me të, do të liroheshin edhe d ersonat tjerë që ishin së bashku në pritë.
Kështu shkruan gazeta SonntagsZeitung duke iu referuar medieve turke. Organizata terroriste Isis është ajo që ka bllokuar konsullatën në fjalë dhe po vë kushte për lirimin e të zënëve peng.
Çëndrimi 23 vjeçar, i cili është rritur në Brugg të kantonit Aargau, në vitin 2011 qe dëbuar nga Zvicra si masë ndëshkuese për një numër veprash penale të kryera, si lëndim trupor dhe tentim plaçkitjeje me armë. Më vonë ai i është bashkangjitur luftëtarëve xhihadistë, konkretisht organizatës Sisi dhe kishte shkuar të luftonte në Siri në anën e tyre.
Deri më tash ai është duke shfrytëzuar të drejtën për të mos folur para autoriteteve turke. “Vetëm zotit i jap llogari”, ka thënë ai.
Ndërkohë, sipas medieve zvicerane Qeveria e Turqisë është në kontakt me pengmarrësit dhe ende nuk bëhet e ditur nëse kanë arritur ndonjë marrëveshje.
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Krimi i organizuar në Francë dhe imazhi i shqiptarëve: një perspektivë mediatike Në raportimin e tij lidhur me shkatërrimin e një rrjeti të trafikut të drogës, gazeta Le... -
Bajram Ismaili nga Struga dhe rrugëtimi i tij në muzikën shqiptare të diasporës -
Policia bastis një klub shqiptar për shkak të lojërave ilegale të fatit -
Manifestim përkujtimor kombëtar KUSHTRIMI I LIRISË, edhe në Itali -
Shwyz: Komuna kundërshton ngritjen e një xhamie të shqiptarëve
Jeta në Zvicër
-
Zjarri në Memorialin e Crans-Montana, policia fillon hetimet Autoritetet kanë hapur një hetim për të përcaktuar shkaqet e zjarrit... -
Gjykata mbështet ndalimin e shkollës për jo-rezidentët -
Universiteti i Cyrihut bën një zbulim të madh për viruset spitalore -
Grabitje banke në Erlinsbach, Solothurn, vidhen disa mijëra franga -
Pse kantoni i Aargaut mund të jetë vendi më i mirë për të jetuar në Zvicër














