Kosova
Xhubleta shqiptare ngjitet në skenën e Javës së Modës në Milano
Moralda Durra sjell xhubletën shqiptare në skenën ndërkombëtare të modës
Në kuadër të Javës së Modës në Milano, u prezantua një koleksion i veçantë i frymëzuar nga xhubleta shqiptare, i realizuar nga stilistja Moralda Durra dhe i titulluar “Një mijë e një fije”, transmeton albinfo.ch.
Koleksioni paraqet një homazh bashkëkohor për veshjen më të hershme tradicionale shqiptare, duke risjellë në kujtesë fillesat e trashëgimisë kulturore të popullit shqiptar. Sfilata u organizua në Hotel Four Seasons të Milanos, ngjarje që mori vëmendjen e mediave dhe dashamirësve të modës ndërkombëtare, njofton ATSH.
Koleksioni “Një mijë e një fije” kishte fituar çmimin e parë në Muza Competition 2025, të mbajtur në korrik, një projekt i mbështetur nga Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit.
Modelet janë ndërtuar kryesisht me shajak të zi – stof leshi tradicional – dhe të zbukuruara me gajtanëprej fijeve të zeza. Përmes një qasjeje moderne dhe konceptuale, Durra riinterpreton thelbin e xhubletës, duke e parë atë si një urë që lidh gratë shqiptare të shoqërisë së hershme me ato të kohës bashkëkohore.
Xhubleta shqiptare u shpall në vitin 2022 pjesë e trashëgimisë kulturore botërore të mbrojtur nga UNESCO, duke u kthyer kështu në një simbol të identitetit dhe historisë sonë kombëtare. /Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Dhuna në familje: shenjat, frika dhe parandalimi – përkrahja në Zvicër Në këtë intervistë, Blertë Berisha nga DOA (Dachorganisation Frauenhäuser Schweiz und Liechtenstein) flet për shenjat e... -
Reperi EAZ publikon këngë në mbështetje të Përparim Avdilit -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt -
Rusi
Ramë Lahaj performon në Rusi, promovon kulturën dhe këngën shqipe -
Gjermani
Dy qytete në Gjermani drejt hapjes së shkollave shqipe
Jeta në Zvicër
-
Vendet e lira të punës në banka fillojnë të rriten përsëri në janar Kjo është ajo që del nga portali Indeed - Përmirësimi i regjistruar në muajin e parë... -
Dhuna në familje: shenjat, frika dhe parandalimi – përkrahja në Zvicër -
A është skijimi tani shumë ekskluziv? -
Aldi tani do të mbyllë dyqanin kryesor -
Eksportet zvicerane arritën një nivel rekord në vitin 2025












