Kosova
Xhudistja Laura Fazliu fiton medaljen e artë
Xhudistja Laura Fazliu të shtunën ka fituar medaljen e artë në Mastersin në Budapest. Mastersi është garë ku të drejtë pjesëmarrjeje kanë vetëm xhudistët më të mirë nëpër kategori. Me të artën, Laura ka fituar edhe 1800 pikë në ranglistën botërore, shkruan koha.net.
22-vjeçarja mposhti dy japoneze në rrugën deri tek e arta.
Fillimisht ajo fitoi nga luftë kundër xhudistes nga Rumania, Florentina Ivanescu. Ndaj saj realizoi hedhje të bukur e më pas e mbajti në mbërthim për fitore me Ippon. Izraeliten Kerem Primo e mposhti me uazari në kohën shtesë. Në çerekfinale e kaloi çeken Renata Zachova, duke realizuar Ippon të shpejtë me mbërthim, përcjell albinfo.ch.
Në gjysmëfinale, Laura u ndesh me japonezen Megumi Horikaëa, por që arriti ta mposhtë.
Në finale, Laura e kishte përballë japonezen tjetër, Miku Takaichi. Ajo ka shumë medalje botërore gjatë karrierës. Prej Takaichit, Laura kishte humbur në dhjetor në finale të Mastersit për vitin 2022. Por të shtunën dominoi plotësisht dhe realizoi dy hedhje të bukura për uazari. Laura nuk u rrezikua asnjëherë, shkruan koha.net.
Për Laurën është medalja e parë e artë në garat e mëdha të xhudos. Ajo tashmë vlerësohet me potencial të jashtëzakonshëm për medalje olimpike në “Parisi 2024”, përcjell albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Miratohet unanimisht Marrëveshjen për Tregti të Lirë të Kosovës me EFTA Me 190 vota pro, asnjë kundër dhe asnjë abstenim, Dhoma e Përfaqësuesve e Parlamentit të Zvicrës... -
Mustafa kritikon presidenten Osmanin për takimet me diasporën gjatë fushatës -
Slloveni
Ganimet Shala, asambleistja e parë shqiptare në Parlamentin e Lubjanës -
Lir Hajrizi: Pianisti që po tejkalon kufijtë e talentit -
Mërgata do të votojë më 27 dhjetor në përfaqësitë diplomatike, KQZ jep udhëzime për procesin
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Mungesa e borës përpara fluksit të festave Këtë fundjavë që po vjen, vendpushimet e fundit të skive po kalojnë në modalitetin e dimrit... -
Gjenevë: Shumë fëmijë po blejnë alkool -
Zvicër: Peticion për ndalimin e klasit të parë në trena -
Shkatërrohet rrjeti kriminal francez/zviceran -
Zvicër: Dallime të mëdha çmimesh në vendpushimet e skive










