Sport
Yakin për Zvicrën në Botëror: Ndeshja me Serbinë është futboll, e jo politikë
Murat Yakin, seleksionuesi i Zvicrës në futboll, është shprehur i kënaqur me shortin e Zvicrës në Botërorin “Katar 2022”, gjatë një interviste për gazetën zvicerane “Blick”, përcjell Albinfo.ch.
Zvicra ka qëlluar në një grup me Brazilin, Serbinë dhe Kamerunin.
Ndonëse në Zvicër kishin shpresuar të evitohej Serbia, prapë Zvicra do të përballet me Serbinë, siç ishte rasti në Botërorin e kaluar në Rusi.
Yakin qysh tash po mundohet të ulë tensionet në lidhje me këtë ndeshje.
“Është futboll dhe jo politikë”, ka thënë ai.
Ai thotë se lojtarët shqiptarë, si Granit Xhaka e Xherdan Shaqiri, do të marrin vendimet e duhura. Në Botërorin 2018, Xhaka e Shaqiri kishin shënuar nga një gol, duke i siguruar Zvicrës fitore 2:1 ndaj Serbisë. Pasi shënuan, ata kishin bërë me duar shqiponjën dykrerëshe.
“Ata do të marrin vendimet e duhura”, thotë Yakin. “Unë i gëzohen çdo kundërshtari”.
E-Diaspora
-
Konsullata e Kosovës zhvillon takim me përfaqësues të shoqërisë civile për përfshirjen sociale Diskutimet u fokusuan në nevojën për një qasje më të strukturuar dhe të qëndrueshme, e cila... -
Paradoksi shqiptar: mes Maqedonisë së Veriut dhe Zvicrës -
Adis Tairi: Sistemi shëndetësor në Zvicër kërkon urgjentisht staf të ri -
Vepra për Kosovën e Karl Jenkins shpallet më e pëlqyera në “Classic FM Hall of Fame 2026” -
Itali
Rai i kushton kronikë festës së valleve arbëreshe
Jeta në Zvicër
-
Çmimet e shtëpive në Zvicër po vazhdojnë të rriten Çmimet për apartamentet dhe shtëpitë me një familje në Zvicër vazhduan të rriteshin në një nivel... -
Katër persona të plagosur në St. Gallen: arrestohet një shtetas i Serbisë -
Çfarë dihet për të gjithë shtetasit jo-BE që punojnë në Zvicër? -
A do të preken udhëtarët në Zvicër nga kriza e afërt e karburantit të avionëve në Evropë? -
Sa i (pa)pastër është ajri në Zvicër












