Lajme
Ylli Doko zgjidhet kryetar i FDP të Bassersdorf-it
Në mbledhjen gjenerale në fillim të qershorit, anëtarët e FDP-së së Bassersdorf’it njëzëri e zgjodhën Ylli Dokon kryetar të ri të degës së FDP-së në Bassersdorf, shkruan albinfo.ch.
Ylli Doko nuk është i panjohur në Bassersdorf, ka qenë aktiv në parlamentin rinor dhe është anëtar i komisionit të të rinjve.
Para tre vjetëve ishte kandidat për Parlamentin e kantonit Cyrih dhe në delegat të deges kantonale të partisë. Ylli Doko drejton një kompani, e cila këshillon kompani dhe persona privatë për të gjitha çështjet në lidhe me financa dhe sigurime.
Ai është i martuar dhe ka një djalë. Është ende herët për të vendosur synime konkrete, thekson Doko.
“Sigurisht që dua të fokusohem në rritjen e anëtarëve dhe pë.r zgjedhjet kantonale që do të mbahen më 12 shkurt 2023”.
Ylli donte të promovonte edhe komunikimin përmes rrjeteve sociale, pasi aty mund të adresohen edhe anëtarë të moshës të ri. Ai është i lumtur për besimin e dhënë ndaj tij dhe detyrën e re si kryetar partie, shkruan tutje albinfo.ch.
Ylli Doko është antar edhe në Kryesinë e Rrjetit të Bizneseve të Diasporës Shqiptare në Zvicër.
E-Diaspora
-
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë Më 28 mars 2026, në ambientet e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Bern, mbahet një... -
Gjenevë
Rënie e interesimit për mësimin e gjuhës shqipe në Gjenevë, apel për prindërit -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi -
Mëso shqip në diasporë: Regjistrimet hapen në shumë shtete
Jeta në Zvicër
-
Katër miliardë franga në shpenzime mjekësore “të pajustifikuara” në vit Kohëzgjatje e shtuar e konsultimeve, gabime, dublikime apo edhe mashtrime: çdo vit, profesionistët e shëndetit kërkojnë... -
Gjeneva propozon pagesa për vreshtarët për të shmangur humbjen e vreshtave të saj -
Aeroporti Basel-Mulhouse me tetë destinacione të reja për verën -
Çmimet e karburantit vazhdojnë të rriten në Zvicër -
Testet zbulojnë nivel të lartë të PFAS në qumështin e Appenzell Ausserrhoden












