Sport
Young Boys e kërkon Xhemailin
Skuadra e madhe zvicerane, Young Boys që ka shprehur interesim për ta transferuar Blerim Xhemailin
Blerim Xhemaili mund ta mbyllë aventurën e tij në Serie A te Genoa. Një rikthim në Zvicër është hipotezë për mesfushorin shqiptar të Përfaqësueses së Zvicrës, shkruan albinfo.ch.
Është skuadra e madhe zvicerane, Young Boys që ka shprehur interesim për ta transferuar Xhemailin. Sipas mediave zvicerane, Young Boys i ka ofruar kontratë trevjeçare mesfushorit nga Maqedonia.
Mbetet të shihet nëse 30-vjeçari do të pranojë një rikthim në kampionatin zviceran ku më parë ishte pjesë e Zurichut. Ai ishte pjesë e Zvicrës në Kampionatin Evropian, madje duke treguar lojëra shumë të mira.
Gjithashtu lojëra të mira tregoi te skuadra italiane Genoa, ku luajti sezonin e kaluar, si i huazuar nga Galatasaray.
E-Diaspora
-
Ekspozitë kushtuar jetës dhe veprës së Fehmi Aganit E realizuar nga Muzeu Kombëtar i Kosovës, ekspozita organizohet nga Konsullata e Republikës së Kosovës në... -
Pas 27 vjetësh: refugjatja dhe presidentja takohen sërish -
Sveçla: mërgimtarët do ta rifitojnë shtetësinë me vetëm një dokument -
Komuna Hora e Arbëreshëve shpall Rexhep Rifatin, qytetar nderi -
Bernë
Prezantohen në Bernë planet për ndërtimin e një Qendre Kulturore Shqiptare në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Pas 27 vjetësh: refugjatja dhe presidentja takohen sërish Ajo ishte vetëm 15 vjeçe. Në një veturë të vogël, bashkë me familjen, duke pritur me... -
Zjarr në muzeun e çokollatës, evakuohen 150 vizitorë -
Këshilli Federal shpreh keqardhje për rritjen e tarifave të barnave, nga SHBA -
Prodhuesve zviceranë të djathit u lejohet të bëjnë artificialisht vrima në djathin Emmental -
Bazeli do të ulë koston e tarifës së natyralizimit zviceran nga kjo verë











