Lajme
Yvana Enzler përfundon misionin në Tiranë
Kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha priti sot, në një takim, ambasadoren e Zvicrës në Shqipëri, me rastin e përfundimit të detyrës
Ambasadorja zvicerane në Tiranë, Yvana Enzler përfundon misionin e saj diplomatik në Shqipëri.
Kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha priti sot, në një takim në Tiranë, ambasadoren e Zvicrës në Shqipëri, Yvana Enzler, me rastin e përfundimit të detyrës.
Kreu i Qeverisë së Shqipërisë i shprehu zonjës Enzler falënderimet për kontributin e saj në forcimin e marrëdhënieve dhe bashkëpunimit ekonomik midis dy vendeve, veçanërisht në fushën e energjisë, asistencën për zhvillimin e arsimit profesional, nxitjen e investimeve zvicerane në Shqipëri etj.. Në këtë kontekst, bashkëbiseduesit vlerësuan impaktin shumë pozitiv që gazsjellësi Trans-Adriatik (TAP) do të ketë edhe në zhvillimin e marrëdhënieve ekonomike dypalëshe, thuhet në një njoftim për media.
Zvicra me këtë rast ka marrë mirënjohje për ndihmën që i ka dhënë dhe vijon t’i japë Shqipërisë, në rrugën e saj të zhvillimit.
Berisha dhe Enzler pohuan nivelin shumë të mirë të marrëdhënieve midis dy vendeve dhe vullnetin e plotë të të dy qeverive për të zgjeruar e thelluar më tej bashkëpunimin dypalësh dhe për të intensifikuar përpjekjet për rritjen e investimeve me interes të ndërsjellë.
Ambasadorja e deritanishme zvicerane ka shprehur kënaqësinë që pati rastin të shërbente në Shqipëri dhe falënderoi për mbështetjen që ajo ka pasur nga qeveria shqiptare, në ushtrimin e detyrës së saj.
“Enzler largohet nga Shqipëria si një mike e saj dhe është gjithnjë e mirëpritur këtu”, tha kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha.
E-Diaspora
-
U mbajt Kuvendi i LAPSH “Naim Frashëri” për Kantonin e Argaut, në Zvicër Të dielën, më 29 mars 2026, në Suhr, në ambientet e Zyrës së LAPSH-it, u mbajt... -
Austri
Aksident tragjik në Austri, ndërron jetë 18-vjeçari shqiptar nga Kosova -
Spanjë
Orkestra “Amadeus” triumfon në Spanjë, fiton çmimin kryesor “Grand Prix” -
Suedi
Dizajni kosovar prezantohet me sukses në skenën e modës në Stokholm -
Londër
Hapet shkolla e dytë shqipe në Manchester
Jeta në Zvicër
-
Java e Frankofonisë: “La Beauté de l’Âne” në Bernë sjell rrëfimin e Kosovës Për albinfo.ch Luljeta Ademi Në kuadër të Javës së Frankofonisë, të organizuar nga Ambasada e Republikës... -
Liqeni i Gjenevës më i pastër, por edhe më i ngrohtë -
Eutanazia do të bëhet e mundur në spitalet e Lucernës -
Masat kundër gripit të shpendëve hiqen nga 1 prilli -
Një çerek ton bakllava e padeklaruar u gjet në kufirin zviceran











