Shkurt.ch
Zbehet interesimi për të kërkuar azil
Ka shënuar rënie numri i azilkërkuesve nga Maqedonia. Vetëm 10 persona janë regjistruar gjatë gushtit
Në muajin prill ishin regjistruar 725 qytetarë që kanë bërë kërkesat e azilit në Suedi, Zvicër, Belgjikë, Holandë dhe Gjermani.
Këto të dhëna i ka bërë publike Ministria e Punëve të Jashtme e Maqedonisë (MPJ).
Sipas tyre gjatë katër muajve të fundit ka pasur rënie drastike të qytetarëve që kanë kërkuar të drejtën e azilit, njoftojnë mediet në Shkup.
Autoritetet maqedonase pohuan se gjatë katër muajve të fundit për 70 herë është zvogëluar numri i azilkërkuesve që kishin destinacion vendet e Evropës.
BE-ja ka dhënë vlerësime pozitive pasi që ka ndjekur situatën me shtetasit e Maqedonisë.
Zyrtarët që po merren me vëzhgimin e procesit të liberalizimit në Maqedoni theksuan se kjo situatë ka rezultuar pas vendosjes së masave rigoroze ndaj qytetarëve lidhur me respektimin e procesit të liberalizimit.
Masat e reja rigoroze përforcuan kontrollet në pikat kufitare, kontrollet pranë agjencive turistike dhe shpalljen e dënimeve rigoroze për të gjithë azilkërkuesit e rrejshëm që zbulohen nëpër vendet e BE-së.
Gjermania, Holanda, Zvicra deri tani asnjë qytetari nga Maqedonia nuk i kanë pranuar kërkesën për azil, derisa Suedia ka pranuar vetëm dy shtetas me të drejtën e azilit.
E-Diaspora
-
Konsullata e Kosovës në Cyrih: Informohuni për mënyrën dhe procedurat e votimit Konsullata e Kosovës në Cyrih njofton datën e votimit në diasporë... -
Miratohet unanimisht Marrëveshja për Tregti të Lirë të Kosovës me EFTA -
Mustafa kritikon presidenten Osmanin për takimet me diasporën gjatë fushatës -
Slloveni
Ganimet Shala, asambleistja e parë shqiptare në Parlamentin e Lubjanës -
Lir Hajrizi: Pianisti që po tejkalon kufijtë e talentit
Jeta në Zvicër
-
A është ky stacioni policor më i bukur në botë? Giacometti-Halle, shembull i artit mural monumental në stacionin policor të Cyrihut... -
Swisscom do të heqë plotësisht teknologjinë 3G deri në fund të vitit 2025 -
Marketingu i influencerëve në Zvicër: Praktika jo të rregulluara dhe të dëmshme për të rinjtë, paralajmëron FRC -
Zgjedhjet komunale në Vernier konfirmohen nga Këshilli i Shtetit -
Dyqanet në Gjenevë hapen këtë të diel













