Shkurt.ch
Zbritja e çmimeve për roaming nuk vlen për vendet e Ballkanit
“Pasi që shumica e vendeve të Ballkanit nuk bëjnë pjesë në BE ato janë vënë në grupin B, për të cilin vlejnë çmime të tjera"
Vendimi i marrë nga kompania Swisscom për zbritjen e çmimeve të roamingut, i cili hyn në fuqi nga 1 korriku vlen vetëm për vendet e BE-së dhe shtetet tjera perëndimore. Albinfo.ch ka pyetur Swisscom-in nëse kjo ulje çmimesh vlen edhe për shtetet e Ballkanit, pasi që edhe ato janë pjesë e Evropës.
Zëdhënësi i kompanisë Olaf Schulze në përgjigje e tij ka sqaruar se çmimet e reja vlejnë vetëm për vendet e BE-së dhe vendet tjera perëndimore. “Pasi që shumica e vendeve të Ballkanit nuk bëjnë pjesë në këtë grup, ato janë vënë në grupin B, për të cilin vejnë çmime të tjera”.
———–
Kompania telefonike kryesore e Zvicrës Swisscom ka vendosur të zbresë çmimin e shërbimit roaming të telefonisë jashtë vendit. Me të renë, minuta e telefonimit jashtë vendit do të kushtojë 50 rapi, në vend të 0.75 një sms 30 rapi ndërsa 10 megabyte mund të blihen për 5 franga.
Zbritjet e përmendura do të hyjnë në fuqi nga 1 korriku.
Sipas një komunikate të ndërmarrjes së swisscom-it, me këtë vendim shërbimet e telefonimit do të jenë mbi 70 për qind më të lira se ato të dy konkurrentëve kryesorë në fushën e telefonisë, Orange dhe Sunrise. Edhe sa i përket dërgimit të mesazheve do ë ketë zbritje, duke rënë në 30 rapi për sms.
Nga zbritja e çmimeve që Swisscom kishte bërë në muajin prill kishin përfituar më shumë se të tjerët përdoruesit intensivë. “Ndërsa tash ulen çmimet për të gjithë, pra edhe për ata që hulumtojnë internetin në mënyrë sporadike jashtë vendit”, thuhet në komunikatë.
Kështu, klientët e Swisscom do të paguajnë 5 franga për 10 mb në vend të 7 franga sa është tash. Veç kësaj, risi është se këto 10 megabyte mund të shfrytëzohen brenda 30 ditëve ndërsa deri më tash ka qenë vetëm 24 orë. Kjo u mundëson shfrytëzuesve që gjatë pushimeve të zgjatura verore të përdorin të njëjtën mbushje.
Të gjitha ofertat mund të shkarkohen në copit.swisscom.ch duke filluar nga 19 maji.
E-Diaspora
-
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato Abdixhiku: "Mërgata jonë ka dhënë shumë për këtë vend; është koha që shteti t’ia kthejë këtë... -
PSHDK mohon legjitimitetin e degës së pretenduar në Vjenë -
Abdixhiku i drejtohet mërgatës: “Më 28 dhjetor, ejani dhe shpëtojeni Kosovën” -
“Netzwerk Dua”, inteligjenca që mbron pronën tënde në Zvicër -
Albin Kurti në Cyrih: Siguria si garanci e paqes dhe shtetndërtimi si përgjegjësi historike
Jeta në Zvicër
-
Policia e Bernës në kërkim të një personi të rrezikshëm, situata në Reconvilier është qetësuar Policia kantonale e Bernës ishte në kërkim të dielën për një person të shpallur si i... -
Ish kandidatja për Miss Zvicra ishte kontaktuar gjithashtu nga Epstein -
“Netzwerk Dua”, inteligjenca që mbron pronën tënde në Zvicër -
Zvicër: Fondet mjaftojnë vetëm për 24 avionë luftarakë në rast ekstrem -
Gjykohet një mercenar zviceran që ka luftuar për Ukrainën











