Shkurt.ch
Zbritje e vogël e çmimeve gjatë korrikut
Zbritje më të mëdha (-7.7%) ka pasur te mallrat e veshmbathjes por kjo shpjegohet me zbritjet sezonale, që bëhen gjithmonë para pushimeve verore
Gjatë korrikut në Zvicër është shënuar një trend i vogël i rënies së çmimeve në krahasim me një muaj më parë. Ndër çmimet e zbritura gjatë muajit të përmendur konsiderohen në radhë të parë ato të bujtjeve në hotele, pastaj çmimet e kompjuterëve dhe ato të karburanteve. Zbritje gjate korrikut sigurisht ka pasur në veçanti në shitoret e tekstilit, gjegjësisht të veshmbathjes por kjo shpjegohet me zbritjet sezonale, të organizuara, që bëhen gjithmonë para pushimeve verore.
Siç shpjegohet në një komunikatë të Zyrës Federale të Statistikave, gjegjësisht në indeksin e çmimeve të konsumit megjithatë ka pasur edhe ngritje çmimesh gjatë korrikut. Kështu, mishi i viçit, çokollata dhe benzina kanë pësuar një ngritje, shkruan fuw.ch. Por, gjithnjë sipas entit në fjalë, çmimet në korrikun e vitit 2014, krahasuar me ato të një viti më parë kanë qëndruar stabile.
Me përqindje, zbritje më të mëdha të çmimeve gjatë korrikut në krahasim me qershorin janë shënuar te veshmbathjet (-7.7%), pastaj artikujt për amvisni (-1.2%), restorantet dhe hotelet (-0.5%), shpenzimet pe¨r kohë të lirë dhe kulturë (-0.2%), si dhe pijet alkoolike dhe cigaret (-0.1%).
Ndërsa çmimet kanë pësuar një ngritje sa u përket grupit “të mallrave dhe shërbimeve tjera” (+0.3%), komunikacionit (+0.2%) etj.
E-Diaspora
-
“‘She Leads’ bashkon më 13 qershor gratë ndërmarrëse nga Zvicra, Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut Më 13 qershor, në adresën Winkelstrasse 2, 5442 Fislisbach, do të mbahet për herë të dytë... -
Top 5 shtetet investuese në Kosovë: Kush solli më shumë kapital në vitin 2025? -
Kosova
Katër yjet e diasporës dhurojnë fitore historike Kosovës në Bratislavë -
Bernë: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Gjenevë
Rënie e interesimit për mësimin e gjuhës shqipe në Gjenevë, apel për prindërit
Jeta në Zvicër
-
Hetim penal pas aksidentit me teleferik Hetimi ka të bëjë, ndër të tjera, me dyshime për vrasje nga pakujdesia dhe ndërprerje të... -
Zvicër: Më pak viktima në sportet malore -
Gjermania fiton miqësoren kundër Zvicrës me rezultat të ngushtë, 4-3 -
Tërheqje produktesh në Zvicër -
Vendos Gjykata Federale: Pija e tërshërës nuk mund të quhet “qumësht”










