Bota
Zbulohen dy anije të fundosura në Sisal
Një ekip arkeologësh ka zbuluar mbetjet e një anijeje luftarake holandeze nga shekulli i 18-të dhe një tjetër britanike nga shekulli i 19-të, sikurse edhe një far në tre zona të ndryshme në brigjet e plazhit Sisal, në gadishullit Yucatan, përcjell albinfo.ch.
Sisal është destinacion i qetë për turistë dhe ishte burim i rëndësishëm punësimi për peshkatarët mes shekujve 18 e 19. Ishte edhe port i rëndësishëm që tërhiqte qindra anije, shumica e të cilave asnjëherë nuk arritën në destinacion, sipas arkeologëve nga Instituti kryesor meksikan për antropologji dhe histori.
“Sisal njihet si port lokal, po ka rëndësi të madhe historike. Me ndihmën e këtij porti, i gjithë rajoni përjetoi zhvillim të madh kah fundi i shekullit të 18-të dhe fillimi i shekullit të 19-të”, tha Helena Barba, arkeologe. Zhytësit që i bënë këto zbulime i kanë shënuar gjetjet e tyre me fotografi e video. Anija tjetër është britanike. Elementet që posedon kjo anije tregojnë se kjo anije u ndërtua mes viteve 1807 dhe 1870.
E-Diaspora
-
Dhuna në familje: shenjat, frika dhe parandalimi – përkrahja në Zvicër Në këtë intervistë, Blertë Berisha nga DOA (Dachorganisation Frauenhäuser Schweiz und Liechtenstein) flet për shenjat e... -
Reperi EAZ publikon këngë në mbështetje të Përparim Avdilit -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt -
Rusi
Ramë Lahaj performon në Rusi, promovon kulturën dhe këngën shqipe -
Gjermani
Dy qytete në Gjermani drejt hapjes së shkollave shqipe
Jeta në Zvicër
-
Projekti zviceran i hekurudhave diellore ndan “njohjet” me Francën Startup-i zviceran i energjisë diellore Sun-Ways është bashkuar me operatorin shtetëror hekurudhor francez SNCF për të... -
Cyrihu në qendër të rrjetit të trenave dhe autobusëve të natës në Evropë -
Shtohen thirrjet në Zvicër për të vendosur një kufizim ligjor të alkoolit për skiatorët -
Perspektivat e punësimit në Zvicër përmirësohen mbi mesataren shumëvjeçare -
Këshilli Kantonal dëshiron të lejojë eutanazinë në të gjitha qendrat e pensionistëve













