Uncategorized
Zbulohet arsenal armësh te një ekstremist i djathtë
Policia e Gjenevës ka gjetur një arsenal të vërtetë armësh zjarri dhe municioni në banesën e një personi të dyshuar për ekstremizëm të djathtë. Duke përshkruar «prenë», prokurori shtetëror i Gjenevës Olivier Jornot është shprehur për zbulimin e një «arsenali të pabesueshëm».
Ky arsenal është gjetur dhe konfiskuar në mbrëmjen e të enjtes, shkruan srf.ch. Në mesin e amëve të fshehura në banesën e përmendur ka një numër të pacaktuar kallashnikovësh, pushkësh automaike amerikane të tipit M16, municion etj. Gjetja në këtë arsenal edhe e një flamuri të Rajhut të Tretë (nazist), përforcon dyshimet për përkatësinë e pronarit në skenën e ekstremit të djathtë.
Prokurori ka theksuar se gjetjet nuk kanë të bëjnë me kërcënimet terroriste të para disa ditëve që tronditën Gjenevën.
Bastisja e banessës dhe zbulimi i arsenalit ka ndodhur pas alarmimim të policisë nga një qytetar.
E-Diaspora
-
Ambasada e Kosovës në Austri njofton për pushimet gjatë festave zyrtare në prill 2026 Ambasada e Republikës së Kosovës në Vjenë dhe Shërbimi Konsullor bëjnë me dije se gjatë muajit... -
Filharmonia e Kosovës debuton me sukses në Berlin -
Mërgata nga Zvicra mbështet studentët e UP-së me bursa mujore -
“The Guestkeepers”, një projekt që trajnon “ambasadorët e mikpritjes” në Kosovë -
Familjarët flasin për kosovarët që humbën jetën në Vjenë
Jeta në Zvicër
-
12,000 franga gjoba për parkim në St. Gallen në vetëm 20 ditë Në St. Gallen, vendet e reja për motoçikleta në qendër të qytetit ngjajnë me vendet për... -
Bllokime trafiku në Gotthard gjatë Pashkëve: Çfarë pritet dhe si të përgatiteni -
Tre muaj pas tragjedisë në Crans-Montana: ku qëndron ndihma financiare për viktimat? -
Këshilli Federal i Zvicrës rekomandon refuzimin e iniciativës për ndalimin e armëve bërthamore -
Zvicër: Hiqet tatimi mbi vlerën e qirasë nga viti 2029











