Lajme
Zbulohet mënyrë e re për luftimin e qelizave kancerogjene
Një qasje e re po vjen për të ”demaskuar” dhe synuar qelizat kancerogjene, të cilat janë shumë të afta për t’u ‘fshehur’ nga sistemi imunitar, sipas një studim i kryer nga Spitali Poliklinik Irccs San Martino në Genova.
Mekanizmi është i thjeshtë: një antigjen i lidhur me një vaksinë të bërë tashmë injektohet në tumor, në këtë mënyrë sistemi imunitar e njeh atë dhe sulmon qelizat neoplazike ‘të pambuluara’.
Sipas studiuesve, kjo do të jetë imunoterapia e së ardhmes mbi tumoret.
Studimi synon të ridrejtojë përgjigjen imune kundër tumoreve që ‘fshihen’ nga qelizat roje të trupit, duke shfrytëzuar potencialisht kujtesën e vaksinave të marra qysh fëmijë, transmeton ansa, përcjell albinfo.ch.
Studimi u krye te minjtë: u përdor një model vaksine i bazuar në një proteinë jo-tumorale, ovalbumin. Minjtë ishin vaksinuar më parë kundër ovalbuminës, më pas pasi tumori kishte zhvilluar nanogrimca që përmbanin ovalbumin u injektuan në tumor.
Si rezultat, përgjigjja e fuqishme imune antialbumine u ridrejtua kundër tumorit. Me këtë qasje u bë e mundur ndalimi i rritjes deri në zhdukje të dy tumoreve eksperimentale të melanomës dhe fshikëzës.
“Është një terapi që mund të drejtohet potencialisht kundër të gjitha formave të kancerit, duke shfrytëzuar imunitetin për shkak të vaksinimeve pediatrike, si tetanusi apo hepatiti, kundër të cilit të gjithë vaksinohen si fëmijë”, vëren Gilberto Filaci, drejtor i Njësisë së Bioterapive të San Martino dhe koordinator i studimit.
“Qasja është e mundur kundër çdo forme tumori dhe procedura e administrimit është shumë e thjeshtë, sepse mjafton të shpohet tumori për të injektuar nanogrimcat e ngarkuara me antigjenin e duhur”, shtoi ai.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut Aktiviteti synon ruajtjen e kujtesës kolektive, nderimin e viktimave dhe përcjelljen e së vërtetës historike... -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato -
PSHDK mohon legjitimitetin e degës së pretenduar në Vjenë -
Abdixhiku i drejtohet mërgatës: “Më 28 dhjetor, ejani dhe shpëtojeni Kosovën” -
“Netzwerk Dua”, inteligjenca që mbron pronën tënde në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Linjat telefonike pediatrike në kantone për të shmangur mbipopullimin e urgjencave Viruse që qarkullojnë gjerësisht dhe zyrat e mjekëve të mbyllura gjatë pushimeve shpesh sjellin pritje të... -
Diskutohet roli i shtëpive të pleqve në asistimin e vdekjes në Lucern -
Orari i ri i SBB-së ka hyrë në fuqi sot me ndryshime të mëdha -
Mediumi zviceran shkruan për vizitën e Kurtit në Zvicër para zgjedhjeve të parakohshme -
Policia e Bernës në kërkim të një personi të rrezikshëm, situata në Reconvilier është qetësuar












