Lajme
Zbulohet një talent kosovar në Kroaci
Bëhet fjalë për të riun Mark Markun, i cili ka impresionuar jurinë e një spektakli të njohur kroat
Një talent tjetër kosovar është zbuluar në një spektakël në Kroaci, “Hrvatska trazi zvijezdu”.
Bëhet fjalë për të riun Mark Markun, i cili ka impresionuar jurinë e këtij spektakli duke krijuar fansa të shumtë në Kroaci.
Ai me talentin e tij tashmë është futur në 15-shën e më të mirëve.
Të gjithë po flasin për talentin kosovar në Kroaci.
Marku ka deklaruar për mediet kroate se nuk e pëlqen edhe aq shumë famën dhe nuk dëshiron të jetë më ndryshe se bashkëmoshatarët e tij.
„Ky është vetëm një shou dhe një ditë do të përfundoj, por unë nuk do të ndalem”, ka thënë Marku.
Ai shpreson se një ditë do t’i realizohet ëndrra të behet yll i muzikës.
Në shumë emisione garuese për talente të rinj anekënd botës, talentet shqiptarë janë duke u vlerësuar shumë nga juritë profesionale.
Nga ana tjetër, Ardian Bujupi, vazhdon ende garën në “Deutschland sucht den Super Star” (Gjermania kërkon super-yllin).
Bujupi po shkon drejt finales, ai me talentin e tij muzikor ka hyrë në katërshen e më të mirëve në Gjermani.
Më shumë për Markun do të mësoni në linkun e mëposhtëm:
E-Diaspora
-
Presidentja Osmani i ndan mirënjohje gazetarit veteran, Rexhep Rifati Z. Rifati njihet në mënyrë të veçantë edhe për lidhjet e tij të ngushta me arbëreshët,... -
Shasime Osmani zgjidhet deputete në Parlamentin e Kantonit të Bernës -
Cyrih: U prezantua projekti “The Guestkeepers” për turizmin kulturor në Kosovë -
Lidhja e Mjekëve Shqiptarë në Zvicër zgjedh kryetarin e ri dhe mbyll me sukses simpoziumin shkencor -
Ka nisur Simpoziumi i 7-të i Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë të Zvicrës
Jeta në Zvicër
-
Liqeni i Gjenevës më i pastër, por edhe më i ngrohtë Komisioni Ndërkombëtar për Mbrojtjen e Liqenit të Gjenevës (CIPEL) ka paraqitur një vlerësim të përzier për... -
Eutanazia do të bëhet e mundur në spitalet e Lucernës -
Masat kundër gripit të shpendëve hiqen nga 1 prilli -
Një çerek ton bakllava e padeklaruar u gjet në kufirin zviceran -
Pse 250 milionerë shpërngulen në Zvicër çdo muaj











