Lajme
Zbulohet një variant i ri i COVID-19 në Vietnam
Nga rezultatet e testeve laboratorike, duket se ky variant mund të përhapet më lehtë sesa lloji i SARS-CoV-2 që u identifikua fillimisht në Kinë
Një variant i ri i virusit COVID-19 është zbuluar në Vietnam, sipas njoftimit të ministrit të Shëndetësisë në atë vend, Nguyen Thanh Long.
Nguyen Thanh Long tha se lloji i ri duket sikur përbën një formë hibride midis varianteve që u shfaqën në Indi dhe Mbretërinë e Bashkuar.
Nga rezultatet e testeve laboratorike, duket se ky variant mund të përhapet më lehtë sesa lloji i SARS-CoV-2 që u identifikua fillimisht në Kinë, në fund të 2019, transmeton Euronews, përcjell Albinfo.ch.
Organizata Botërore e Shëndetësisë ka renditur katër variantet më “shqetësuese” në rang global: variantet në Mbretërinë e Bashkuar dhe Indi, si dhe variantet e identifikuara në Afrikën e Jugut dhe në Brazil.
Nguyen Thanh Long shtoi se ky variant i ri mund të jetë shkaku i rritjes së numrit të të infektuarve me virusin në Vietnam, gjatë kohëve të fundit. Ky variant është përhapur në 30 nga 63 bashkitë dhe provincat e vendit.
Deri në fillim të këtij viti, Vietnami kishte regjistruar rreth 3,100 raste të pozitive dhe 35 vdekje nga COVID-19. Por gjatë javës së fundit vendi regjistroi më shumë se 3,500 raste të reja dhe raportoi 12 të vdekur.
Vietnami ka një popullsi prej 96 milionë banorësh dhe deri më tani janë vaksinuar rreth një milion persona me vaksinën antiCOVID “AstraZeneca”, ndërsa javën e kaluar u nënshkrua një marrëveshje për 30 milionë doza të vaksinës “Pfizer”.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Mes artit dhe jetës, mbrëmje përkujtimore për Nasuf Naski Abdixhikun Në Corpataux-Magnedens, familjarë, miq dhe artdashës mblidhen për të nderuar një personalitet që jetoi mes pikturës,... -
Rexhep Rifati u shpall qytetar nderi i Horës së Arbëreshëve -
Ambasadori britanik takon studentët kosovarë pas studimeve në Mbretërinë e Bashkuar -
Itali
Tragjedi në Bolonjë: Vdes 12-vjeçari shqiptar pas rënies nga kati i 8-të -
Lucernë
Në Lucern, hajdutët vjedhin Porsche-in 200 mijë frangash, Milot Berisha sheh gjithçka live
Jeta në Zvicër
-
Pse kantoni malor i Graubündenit e refuzon tarifën e emergjencës Kushdo që viziton një stacion urgjence duhet të paguajë një tarifë prej 50 frangash. Në kantonin... -
Ticino në gatishmëri të lartë për shkak të rrezikut të zjarreve në pyje -
Ushtria zvicerane pritet të fillojë prodhimin e dronëve ushtarakë deri në vitin 2027 -
Lucernë
Në Lucern, hajdutët vjedhin Porsche-in 200 mijë frangash, Milot Berisha sheh gjithçka live -
Pas 27 vjetësh: refugjatja dhe presidentja takohen sërish










