Lajme
Zbulohet pilula që ndal infarktin
Një pilulë në ditë që mban katër ilaçe, mund të reduktojë numrin e atakeve kardiake dhe infarkteve me një të tretën e mundësisë.
Polypill, mban aspirin që hollon gjakun, një statinë që ul kolesterolin dhe dy ilaçe për uljen e presionit të gjakut.
Kërkuesit, në Iran dhe Britaninë e Madhe, thonë se pilula ka një ndikim të madh dhe mund të kushtojë fare pak. Ata sugjerojnë se pilula mund t’i jepet kujtdo që ka kaluar një moshë të caktuar, në vendet e varfra, ku mjekët kanë më pak opsione dhe janë më pak në gjendje të vlerësojnë gjendjen e çdo individi.
Sëmundjet e zemrës dhe infarktet janë dy shkaqet kryesore të vdekjeve në botë, duke i marrë jetën më shumë se 15 milionë njerëzve në vit. Duhanpirja, obeziteti dhe lëvizja e pakët, të gjitha rrisin rrezikun e sëmundjeve kardiovaskulare.
Studimi i fundit, i publikuar në revistën shkencore Lancet, është bazuar në më shumë se 100 fshatra në Iran dhe 6800 persona kanë marrë pjesë në të, raportojne mediat kosovare.
E-Diaspora
-
Albin Kurti në Cyrih: Siguria si garanci e paqes dhe shtetndërtimi si përgjegjësi historike Në vazhdën tubimin elektoral me mërgatën shqiptare në Zvicër, Kryeministri në detyrë ndali veçmas te mbrojtja,... -
Kurti në Cyrih: Mërgata nuk është rezervë emocionale, por forcë zhvillimi dhe shtyllë e shtetit -
Gjykata Federale mbështet dënimin e shtetasit kosovar për tentativë vrasjeje -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Fondet mjaftojnë vetëm për 24 avionë luftarakë në rast ekstrem Për të qëndruar brenda kufirit të kostos, paratë potencialisht do të ishin të mjaftueshme vetëm për... -
Gjykohet një mercenar zviceran që ka luftuar për Ukrainën -
Ticino: Gjenden 40 kilogramë kokainë në makinën e serbit dhe italianes -
Kishte kërcënuar me sulm në Eurovision në Bazel – Dëbimi i tij ngre pyetje -
Lindjet në kantonin zviceran bien në nivelin më të ulët rekord












