Lajme
Zbulohet trajtimi që lufton kancerin e lëkurës
Një trajtim kundër kancerit rezistent të lëkurës është zbuluar në Belgjikë. Spitali Universitar i Brukselit ka testuar një trajtim të ri eksperimental kundër ‘melanomave rezistente’, me rezultate shumë inkurajuese te pacientët tek të cilët trajtimi standard nuk funksionoi.
“Ne morëm rezultate shumë inkurajuese. Këta pacientë ishin të dënuar, sepse trajtimet standarde nuk funksionuan. Fakti që disa prej tyre tani janë shëruar është një shenjë shumë e rëndësishme,” thotë profesor Bart Neins.
Në dy nga tetë pacientë, të gjitha metastazat u zhdukën. Trajtimi përfshin injektimin e tumorit me “qeliza dendritike”, të cilat ndihmojnë sistemin imunitar të sulmojë dhe t’i bëjë qelizat e kancerit të padëmshme, së bashku me një agjent shtesë sintetik për rritjen e imunitetit.
Rezultatet ishin inkurajuese dhe prova klinike do të vazhdojë vitin e ardhshëm, njoftoi sot Spitali Universitar./Reuters
E-Diaspora
-
3 nga 4 viktimat në aksidentin e Vjenës janë shqiptarë Një aksident i rëndë ka ndodhur në Vjenë, Austri, ku një skelë ndërtimi u shemb. Katër... -
E rëndë: Mërgimtari nga Skenderaj humb jetën tragjikisht në vendin e punës në Austri -
Revista e manifestimit “Kurora e Lirisë”, një publikim që sjell standard të ri -
Gjermani
Blendi Krasniqi zgjidhet në parlamentin e qytetit të Nidda-s -
Two.jobs sjell inovacion në rekrutimin përmes rrjeteve sociale në festivalin “HR Festival Europe 2026”
Jeta në Zvicër
-
Shqiptari i mbijetuar rrëfen për Blick tmerrin në autobusin e djegur në Kerzers të Zvicrës Faton Morina, 32 vjeç, turist nga Kosova, ishte në autobusin postar kur ndodhi tragjedia që la... -
Sindikatat kërkojnë që 1 Maji të shpallet ditë pushimi kombëtare në Zvicër -
Zvicra përballet me debat të fortë: Rritja e TVSH-së për ushtrinë dhe pensionet kundërshtohet nga shumica e qytetarëve -
Shpenzimet e funeralit në Zvicër arrijnë mijëra franga dhe shpesh bëhen barrë për familjet -
Policia e Neuchâtel-it shton përpjekjet kundër mashtrimeve me “policë të rremë” që synojnë të moshuarit












