Lajme
Zëdhënësi i NATO-s: Perëndimi e ka kuptuar gabimin, ka filluar të aktivizohet më shumë në Ballkan
Jamie Shea, i cili ishte zëdhënës i NATO-s gjatë bombardimit të makinesirë serbe për parandalimin e masakrave në Kosovë, ka folur rreth agresionit rus në Ukrainë dhe ndikimit të saj në rajonin tonë.
Shea së fundi ka dhënë një intervistë për mediumin kroat, index.hr, ku ka ka pohuar se Bashkimi Evropian duhet të lëvizë më shpejt në rajonin e Ballkanit Perëndimor pas ngjarjeve të fundit në Ukrainë.
“Bashkimi Evropian më në fund e ka kuptuar se kjo është një temë e rëndësishme. Politika e kaluar ishte e keqe, ku e vuri gjithë përgjegjësinë për anëtarësim në kurrizin e vendeve të rajonit. BE-ja duhej të ndihmonte më shumë dhe të ishte më aktive për të ndihmuar transformimin e rajonit”, tha ish-zyrtari i aleancës më të madhe ushtarake në botë.
Ai deklaroi se Perëndimi tashmë po shihet se ka shtuar interesimin për rajonin, duke iu referuar takimit mes kryeministrit të Kosovës dhe presidentit serb me kancelarin gjerman në Berlin.
“Tani kemi sërish shumë aktivitete, shohim se kancelari gjerman, Olaf Scholz organizoi një takim mes presidentit serb, Aleksandar Vuçiq dhe kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti. Ministrja e Jashtme gjermane, Annalena Baerbock, pati një turne të madh në rajon. I dërguari i SHBA-së, Gabriel Escobar, është gjithashtu aktiv. Perëndimi tregon sërish se Ballkani është i rëndësishëm për të”, deklaroi 68-vjeçari.
Ai pohoi se BE-ja duhet të ketë një qasje më fleksibile, veçanërisht me vendet kandidate për anëtarësim në Unionin Evropian.
“Bashkimi Evropian duhet të zhvillojë një qasje më fleksibile dhe t’u sigurojë vendeve kandidate disa përfitime nga anëtarësimi, veçanërisht në aspektin ekonomik. Disa në Bruksel mendojnë se është e nevojshme të ndryshohen traktatet bazë të BE-së, gjë që nuk është asnjëherë e lehtë, por çështja është se po kërkohet një zgjidhje inovative”, përfundoi Shea.
Ndryshe, Shea ka qenë nëpunës civil dhe anëtar i Stafit Ndërkombëtar të NATO-s për 38 vjet, kohë gjatë së cilës ka mbajtur një sërë postesh të larta në një gamë të gjerë fushash, duke përfshirë marrëdhëniet me jashtë, shtypin dhe median, si dhe politikat e planifikimit.
Aktualisht është anëtar i Grupit të Këshilltarëve Strategjikë të Komandës së Operacioneve Speciale të NATO-s në SHAPE në Belgjikë.
E-Diaspora
-
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane Prej më shumë se dhjetë vitesh, familja Markaj në Obersiggenthal e shndërron oborrin e saj në... -
Themelohen “Oda e Grave Shqiptare në Zvicër”, organizatë për fuqizimin e grave -
Arrestohet një kosovar në Suedi, i dyshuar për përfshirje në trafikim droge -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve -
3eni.com, aty ku Arben “Beni” Myftari bashkon artin, teknologjinë dhe shpirtin
Jeta në Zvicër
-
Çfarë do të jetë më e shtrenjtë dhe më e lirë në Zvicër në vitin 2026? Sa i përket çmimeve, ka lajme të mira dhe të këqija për konsumatorët zviceranë: ndërsa disa... -
Më pak vende pune dhe më shumë papunësi në sektorin bankar zviceran -
“20minuten” i jep lamtumirën botimit të saj të shtypur -
“Fjalët më të përdorura të vitit” në Zvicër -
Dalja e parakohshme në pension mund të mos lejohet më në Zvicër











