Bota
Zelanda e Re e para në botë që përshëndet vitin 2026
Aucklandi në Zelandën e Re e ka mirëpritur i pari vitin 2026 me një shfaqje madhështore fishekzjarrësh në qendër të qytetit, të lëshuar nga Sky Tower, struktura më e lartë në vend, pavarësisht reshjeve të shiut që e zbehën disi festën, përcjell albinfo.ch.
Vendet e Paqësorit Jugor janë tradicionalisht të parat që i thonë lamtumirë vitit të vjetër dhe hyjnë në vitin e ri. Me një popullsi prej rreth 1.7 milionë banorësh, Aucklandi shënoi mesnatën plot 18 orë përpara se topi simbolik të binte në Times Square në Nju Jork, raporton Telegrafi.
Shfaqja pesëminutëshe përfshinte rreth 3.500 fishekzjarrë, të lëshuar nga kate të ndryshme të Sky Tower, e cila ka një lartësi prej 240 metrash. Për shkak të parashikimeve për shi të dendur dhe stuhi të mundshme, shumë aktivitete komunitare në Ishullin Verior të Zelandës së Re u anuluan.
Ndërkohë, bregu lindor i Australisë do ta përshëndesë vitin 2026 dy orë pas Zelandës së Re. Në Sydney, qytetin më të madh të vendit, festimet do të zhvillohen nën hijen e ngjarjeve të rënda të sigurisë, pas të shtënave më të këqija masive në Australi në pothuajse tri dekada.
E-Diaspora
-
Mobiliteti i së ardhmes – përgjegjësi dhe inovacion në AMAG Group AG “Njerëzit mendojnë se industria e automobilave ka të bëjë vetëm me vetura – në fakt, gjithçka... -
Bëhet publike agjenda e “House of Kosova 2026” , vetëm 25 shtete kanë “shtëpitë” e tyre në Davos -
Këshilli i Shtypit hedh poshtë kritikat për esenë e Kaltërina Latifit mbi diskriminimin e grave kosovare -
Ragip Xhaka jep dorëheqje nga kryetari i degës së PDK-së në Zvicër -
Rritje mbi 40% e shërbimeve konsullore të Kosovës në Cyrih gjatë vitit 2025
Jeta në Zvicër
-
Shpërthim i dytë zjarri në të njëjtin vend: Dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme Langendorf SO. Një zjarr kishte ndodhur tashmë në të njëjtin vend më 23 tetor dhe policia... -
Në cilat vende të Zvicrës ndalohen fishekzjarrët -
Zvicra bën thirrje për më shumë dhurime gjaku në prag të fundvitit -
Zvicra në prag të Vitit të Ri, ngrica dhe mjegull! -
Mobiliteti i së ardhmes – përgjegjësi dhe inovacion në AMAG Group AG












