Lajme
Zelanda e Re po përballet me një valë të nxehtë detare
Ujërat rreth ishullit jugor të Zelandës së Re janë gjashtë gradë më të ngrohta se zakonisht për shkak të ndryshimeve klimatike, fenomenit të motit La Nina dhe zonave me presion të lartë të ajrit, thonë shkencëtarët.
Oqeanografi Hoao de Souza tha se temperatura e ujit aktualisht është katër gradë më e ngrohtë se mesatarja dhe se këto temperatura do të kenë pasoja të rëndësishme për ekosistemin që është ndërtuar dhe përshtatur me ujërat më të ftohta.
De Souza deklaroi se hulumtimet e tyre kanë treguar se temperaturat e ujërave sipërfaqësore janë në rritje, por edhe ato në thellësinë 100 metra, që do të thotë se vala e të nxehtit po prek edhe speciet që jetojnë në ujëra më të thella.
“Speciet detare që nuk mund të ndryshojnë vendndodhjen do të preken më shumë nga kjo temperaturë”, tha de Souza, i cili pret që temperaturat e detit të mbeten mbi normale deri në prill.
Zelanda e Re regjistroi valë të shumta të të nxehtit detar vitin e kaluar, dhe ajo e mëparshme në Fjordland rezultoi në zbardhjen e sfungjerëve të detit.
E-Diaspora
-
Itali
Rai i kushton kronikë festës së valleve arbëreshe Ritet dhe vallet tradicionale të arbëreshëve, të mbajtura të martën pas Pashkëve, u cilësuan si lidhje... -
Washington D.C.
Kultura e Kosovës promovohet në Washington D.C. -
Belgjikë
Shqiptarja fiton çmimin “Restaurant Guru Award 2026” në Belgjikë -
5000 nënshkrime ndalojnë ndërtimin e xhamisë shqiptare në Siebnen -
SHBA
Ermona Meshi diplomon në SHBA dhe nderohet me medaljen prestigjioze “US Diplomatic Medal”
Jeta në Zvicër
-
Si po ndikon lufta në Iran tek industria ushqimore zvicerane Lufta në Gjirin Persik dhe bllokada e mëvonshme e Straits të Hormuzit nga Irani kanë ndërprerë... -
Shumë njerëz të sëmurë në Zvicër: Viruset e ftohjes, gripi dhe norovirusi qarkullojnë njëkohësisht -
Nikotina në duart e të rinjve: Varësia që fillon herët -
Çmimet e karburantit në Zvicër ende të larta -
Qyteti zviceran në mesin e pesë qyteteve me jetëgjatësinë më të lartë













