Lajme
Zelenski u flet drejtpërdrejt protestuesve në Bernë, i kërkon Zvicrës t`i ngrijë paratë ruse
Slogani i Nestle është "ushqim i mirë, jetë e mirë", tha Zelenski. Dhe kjo kompani nuk dëshiron të largohet nga Rusia. "Biznesi në Rusi funksionon edhe pse fëmijët tanë po vdesin dhe qytetet tona po shkatërrohen..."
Presidenti i Zvicrës, njëherësh Ministër i Jashtëm Cassis dhe presidenti ukrainas Zelenski kanë folur në Bernë, duke ju drejtuar një proteste kundër luftës në Ukrainë që posa është mbajtur në Bundesplatz të Bernës.
Presidenti ukrainas është lidhur drejtpërdrejt me video.
Fillimisht ishte planifikuar që Zelenski të fliste me të pranishmit vetëm përmes një video-mesazhi në demonstratën “Solidaritet me Ukrainën, ndalo luftën tani!”, që ka filluar në orën 15:00, transmeton albinfo.ch. Cassis ka mbajtur fjalimin hyrës në orën 15:15. Më pas Zelenski u është drejtuar të pranishmëve
Demonstrata është iniciuar nga ambasadori ukrainas në Zvicër dhe Alec von Graffenried, kryetari i bashkisë së Bernës. “Ne jemi kundër luftës dhe do të refuzojmë çdo luftë”, ka thënë von Graffenried para demonstruesve.
Cassis ka marrë fjalën i pari dhe ka përshëndetur Zelenskin e lidhur drejtpërdrejt. Në shesh kanë shpërthyer brohoritjet. “Këta njerëz këtu në Bernë duan të tregojnë se populli i Ukrainës nuk është vetëm, i dashur Volodimir”, thotë Presidenti Federal, raporton srf.ch.
“Njerëzve janë të impresionuar nga guximi juaj për të mbrojtur vlerat thelbësore të botës së lirë, të cilat janë edhe vlerat tona thelbësore” ka vazhduar Cassis, duke iu drejtuar drejtpërdrejt Zelenskit, të cilit ai i drejtohet në emër (Volodimir).
Cassis ka vënë theksin në traditën humanitare të Zvicrës dhe ndihmën e saj këtu në vend me refugjatët, por edhe në vendet fqinje të Ukrainës, dhe si vend ndërmjetësues mes palëve në konflikt, transmeton albinfo.ch. “Por të gjithë shpresojmë që armët do të heshtin së shpejti”, thekson Cassis dhe merr duartrokitje. Dhe Zvicra do të kthehet “kur nga shkatërrimi t i kthehemi ndërtimit”.
Presidenti Zelenski duke marrë fjalën dhe fillimisht ka përshëndetur Presidentin Federal Ignazio Cassis. “I nderuar zoti President, i dashur Ignazio, Përshëndetje për të gjithë miqtë zviceranë të Ukrainës, transmeton albinfo.ch. E falënderojmë shumë Zvicrën që nuk ka qëndruar mënjanë”, ka thënë ai në fillim.
Por Zelenski ka folur me fjalë të qarta edhe për Zvicrën: “Paratë e njerëzve që e kanë nisur këtë luftë janë në bankat tuaja. Ndihmoni për ta luftuar këtë. Kështu që fondet e tyre jenë të ngrira. Kjo është gjithashtu një luftë kundër së keqes. Këta njerëz gëzojnë privilegje edhe në qytetet tuaja, pronat tuaja. Do të ishte mirë që të hiqeshin ato privilegje”.
Zelenski falënderon vendin bankar Zvicrën për sanksionet. Në fjalën e tij ai kritikoi edhe Nestlé, “kompaninë tuaj zvicerane”. Slogani i Nestle është “ushqim i mirë, jetë e mirë”, tha Zelenski. Dhe kjo kompani nuk dëshiron të largohet nga Rusia. “Biznesi në Rusi funksionon edhe pse fëmijët tanë po vdesin dhe qytetet tona po shkatërrohen…”. Publiku iu përgjigj me brohoritje.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Gjermani
Lionela Jakaj në finalen e “The Voice Kids”, 14-vjeçarja shqiptare synon fitoren në Gjermani Finalja e madhe zhvillohet të premten më 3 prill në ora 20:15, ku fituesi do të... -
Suedi
Muaji i Frankofonisë në Stokholm shënohet me aktivitete kulturore nga Ambasada e Kosovës -
Bern
Nxënësit e klasës së nëntë në Ostermundigen nisin diplomën “Qyteti i rrënjëve të mia” -
Ambasada e Kosovës në Austri njofton për pushimet gjatë festave zyrtare në prill 2026 -
Filharmonia e Kosovës debuton me sukses në Berlin
Jeta në Zvicër
-
Çfarë do të bëjë Zvicra tani që pensionistët janë më të shumtë në numër se të rinjtë? Për herë të parë, banorët e Zvicrës mbi moshën 65 vjeç janë më të shumtë se... -
Linja ajrore SWISS do të shtojë 74 fluturime të reja evropiane këtë verë -
Policia zvicerane apelon për kujdes nga orteqet -
SHBA-të pritet të vendosin tarifa 100% për disa ilaçe -
Çmimet e gazit rriten në Evropë, por furnizimi është i siguruar












