Shqipëria
Zelensky do ta vizitojë Tiranën
50 imazhe fotografike nga fronti i luftës, që përçojnë dramën dhe përpjekjet e popullit të Ukrainës për të mbrojtur atdheun e tyre dhe demokracinë, u ekspozuan sot në ambientet e Qendrës për Hapje dhe Dialog në Tiranë.
Për kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, kjo ekspozitë vjen në vigjilje të vizitës së Presidentit ukrainas në Tiranë, Volodymyr Zelensky, i cili do jetë pjesë e samitit të vendeve të rajonit të Ballkanit Perëndimor më 28-29 shkurt.
“Vizitë, e cila është nga njëra anë një vizitë bilaterale, por nga ana tjetër, është edhe një vizitë, e cila do të kulmojë me një Samit të vendeve të Evropës Juglindore për Ukrainën, ku do të kemi të ftuar një numër të konsiderueshëm liderësh të kësaj zone të Evropës dhe ku presidenti Zelensky natyrisht është bashkë me ne si bashkorganizator, së bashku me mua, për këtë aktivitet që në kontekstin e sotëm ka, sipas meje, një rëndësi të posaçme”, është shprehur kryeministri Edi Rama.
Edhe një herë Rama ripërsëriti mbështetjen dhe solidaritetin e Shqipërisë ndaj popullit ukrainas.
“Siç dihet botërisht, Shqipëria qëndron krah për krah me Ukrainën, së bashku me të gjithë aleancën e vendeve që kanë zgjedhur të shohin nga e ardhmja dhe të ndërtojnë së bashku një të ardhme ku çdo vend dhe çdo popull dhe çdo individ ka të drejtën e lirisë, ka të drejtën e të jetuarit si i barabartë nën ombrellën e ligjit dhe të Kushtetutës demokratike dhe ndërkohë që agresioni i Rusisë mbi Ukrainën është si përpjekja për të imponuar të drejtën për të jetuar në të shkuarën dhe është një përplasje mes, në fakt, dy botësh”, tha Rama.
E-Diaspora
-
Albin Kurti në Cyrih: Siguria si garanci e paqes dhe shtetndërtimi si përgjegjësi historike Në vazhdën tubimin elektoral me mërgatën shqiptare në Zvicër, Kryeministri në detyrë ndali veçmas te mbrojtja,... -
Kurti në Cyrih: Mërgata nuk është rezervë emocionale, por forcë zhvillimi dhe shtyllë e shtetit -
Gjykata Federale mbështet dënimin e shtetasit kosovar për tentativë vrasjeje -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan
Jeta në Zvicër
-
Kishte kërcënuar me sulm në Eurovision në Bazel – Dëbimi i tij ngre pyetje Ai kishte kërcënuar me sulm në Festivalin e Këngës Eurovision në Bazel dhe ishte identifikuar si... -
Lindjet në kantonin zviceran bien në nivelin më të ulët rekord -
Ulen kostot e shtetësisë zvicerane në Bazel dhe Bernë -
Zvicra planifikon të zgjerojë radarët e zhurmës në rrugë -
Aeroporti i Cyrihut do të heqë kufizimet për lëngjet në vitin 2026











