Ukraina
Zelensky thotë se Rusia po mundohet të mbulojë vrasjen e dhjetëra mijëra civilëve ukrainas në Mariupol
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka thënë se provat po shfaqen, dhe dita-ditës po tregojnë se trupat ruse kanë vrarë dhjetëra mijëra civilë në Mariupol.
Zelensky theksoi se Ukraina ka arritur të regjistrojë bisedat e rusëve, që tregojnë sesi po mundohen të zhdukin gjurmët e krimeve të kryera mbi civilët ukrainas, raportojnë mediat ndërkombëtare.
Kryetari i Mariupolit ka vlerësuar se 20 mijë civilë janë vrarë në jug të qytetit port, kurse mbrëmë janë shfaqur imazhet satelitore që shfaqin varrezën masive në periferi të Mariupolit.
Presidenti ukrainas pranoi se forcat ruse kanë krijuar “kampe filtrimi” në afërsi të qytetit – enkas për ata që tentojnë të largohen. E ata që u mbijetojnë kampeve, dërgohen në Rusi apo rajonet që janë të okupuara nga rusët.
Kujtojmë që zyrtarët ukrainas më herët akuzonin trupat ruse për mbledhjen dhe djegien e kufomave të civilëve ukrainas në Mariupol.
E-Diaspora
-
Paradoksi shqiptar: mes Maqedonisë së Veriut dhe Zvicrës Ndërsa në Maqedoninë e Veriut luftohet për këto të drejta bazë, në Zvicër shpesh shohim një... -
Adis Tairi: Sistemi shëndetësor në Zvicër kërkon urgjentisht staf të ri -
Vepra për Kosovën e Karl Jenkins shpallet më e pëlqyera në “Classic FM Hall of Fame 2026” -
Itali
Rai i kushton kronikë festës së valleve arbëreshe -
Washington D.C.
Kultura e Kosovës promovohet në Washington D.C.
Jeta në Zvicër
-
Katër persona të plagosur në St. Gallen: arrestohet një shtetas i Serbisë Policia kantonale e St. Gallenit ka arrestuar një burrë 51-vjeçar. Sipas policisë, burri i arrestuar është... -
Çfarë dihet për të gjithë shtetasit jo-BE që punojnë në Zvicër? -
A do të preken udhëtarët në Zvicër nga kriza e afërt e karburantit të avionëve në Evropë? -
Sa i (pa)pastër është ajri në Zvicër -
Ndjenja e konsumatorëve zviceranë u përkeqësua për shkak të luftës në Iran












