Lajme
Zemërimi i ambasadorit amerikan në Moskë
Skena është shumë e pazakontë. Ajo shkel të gjitha rregullat e komunikimit diplomatik, të cilat përcillen shpesh fjalë për fjalë nga mediat.
Të enjten, më 29 mars, e përditshmja “Le Monde” raporton për një rast të jashtëzakonshëm. Gazetarët intervistojnë aAmbasadorin amerikan në Rusi, Michael McFaul, i cili sapo del nga makina e tij për të hyrë në një ndërtesës në Moskë, ku është i pritur nga Lev Ponomarev, një veteran i mbrojtjes së të drejtave të njeriut. Në trotuar, diplomatit i duhet së pari të kalojë para një ekipi të televizionit NTV Rusia, një pronë e grupit Gazprom Media, i njohur sikur shumë i afërt me qeverinë në pushtet.
Gazetari e pyet duke insistuar për takimin që ka si dhe për kontaktet që mban me opozitën. Në video shihet se tensioni rritet shumë shpejt. Në vend se të hyjë shpejt në ndërtesë, Michael McFaul lëshohet në fjalë me gazetarët. Zemërimi i tij është i dukshëm. Ambasadori u kthehet gazetarëve, duke u kërkuar atyre të bëjnë një takim në mënyrë zyrtare.
Aty për aty, tregon e përditshmja, ambasadori i pyet gazetarët për burimin e informatave të tyre. Si është e mundur që ata të jenë gjithnjë në dijeni për çdo lëvizje që bënë ai? Mos, vallë, telefoni i tij është i përgjuar, gjë që do të ishte e papranueshme, thekson ambasadori me shumë neveritje. Këtë pyetje ambasadori në fjalë e ka shtruar gjithashtu përmes Tëeeter-it. “Kudo që unë shkoj, NTV-ja është atje. Pyes veten se kush u ka dhënë atyre kalendarin tim? Shtypi ka të drejtë për të më xhiruar kudo që shkoj, por ata nuk kanë të drejtë të lexojnë email-at e mi dhe të përgjojnë telefonin tim”.
E-Diaspora
-
Mërgata nga Zvicra mbështet studentët e UP-së me bursa mujore Përfaqësues të Fondacionit “Vildana”, i themeluar nga diaspora kosovare në Zvicër, kanë vizituar Universiteti i Prishtinës,... -
“The Guestkeepers”, një projekt që trajnon “ambasadorët e mikpritjes” në Kosovë -
Familjarët flasin për kosovarët që humbën jetën në Vjenë -
U mbajt Kuvendi i LAPSH “Naim Frashëri” për Kantonin e Argaut, në Zvicër -
Austri
Aksident tragjik në Austri, ndërron jetë 18-vjeçari shqiptar nga Kosova
Jeta në Zvicër
-
Si po ndikon lufta në Lundjen e Mesme në turizmin malor në Zvicër? Turizmi në Bernese Oberland, Zvicër, po ndikohet nga lufta në Iran, pasi vizitorët kryesorë nga Azia... -
Qiramarrësit në Zvicër nën presion: Të drejtat rrallë zbatohen -
Rriten çmimet e transportit publik në Zvicër nga dhjetori 2026 -
Si funksionon mbrojtja nga zjarri në kompani në Zvicër? -
Sigurimi shtesë shëndetësor: vështirësitë e rimbursimit vazhdojnë












