Futboll
Zeqiri zgjedh Zvicrën
Andi Zeqiri për herë të parë është ftuar te Zvicra A
Futbollisti nga Kosova, Andi Zeqiri është ftuar nga Vladimir Petkoviq në listën e gjerë prej 29 lojtarëve. Zvicra do të luajë disa miqësore, para Evropianit që fillon në Qershor. Nëse Zeqiri debuton në Evropian, atëherë nuk ka të drejtë të luajë për Kosovën. Sidoqoftë, ai ka bërë zgjedhjen e tij, duke ju bashkuar Nati-t, edhe pse ishte i kërkuar nga Kosova, shkruan albinfo.ch.
Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, lidhur me këtë çështje ka deklaruar:
“Po presim deklarimin e Andi Zeqirit mbi këtë ngjarje, edhe babai i tij është deklaruar se do të jetë pjesë e Kosovës. Unë tani po e shoh se ai është pjesë e Zvicrës dhe thjeshtë nuk mu duk mirë aspak kjo punë. Ai ka pranuar të luajë vetë për Kosovën dhe tani po e shoh që është pjesë e listës së Zvicrës. E shoh pak si jo gjest të mirë, të cilin nuk do t’ia dëshiroja askujt. Ku të fle zemra, duhet të luash, në qoftë se e ndjenë vetën si diçka tjetër, atëherë duhet të shkoni. Ai ka deklaruar vetë se do të jetë pjesë e Kosovës, por ata të cilët nuk e dojnë Kosovën, nuk do t’i duhen as kombëtares”, tha Ademi për mediat në Prishtinë.
Të ngjashme
Të tjera nga Futboll
E-Diaspora
-
Itali
Tragjedia në Lucca, dalin detaje të reja për vdekjen e familjes shqiptare Zhvillime të reja për tragjedinë në Itali, familja shqiptare u shua nga monoksidi i karbonit... -
Adis Tairi, me HealthCampus përgatit kuadrot e kujdesit shëndetësor në Zvicër -
Itali
Ngjarje tragjike në Itali, katër anëtarë të një familjeje shqiptare gjenden të vdekur në banesë -
Mbretëria e Bashkuar prezanton eVisa për udhëtarët nga Kosova -
Suedi
Aulon Nura, sukses i diasporës kosovare në inxhinierinë hapësinore
Jeta në Zvicër
-
Adis Tairi, me HealthCampus përgatit kuadrot e kujdesit shëndetësor në Zvicër Nga praktikanti te HealthCampus – për më shumë kuadro në kujdesin shëndetësor zviceran... -
Zvicër: Mbi 1 milion persona u kapën pa biletë në transportin publik në vitin 2025 -
Jeffrey Epstein kishte interes të blinte vila luksoze në Lucern dhe Zug në Zvicër -
Medikamenti i parë për Alzheimer-in i autorizuar në Zvicër -
Shëndeti mendor në Zvicër u godit më pak nga Covid-i se në vendet e tjera, sipas një studimi












