Lajme
Zermatt, fshati më i bukur në Zvicër
Pozita e mirë gjeografike bën që Zvicra të ketë vendet ndër më të bukurat në botë.
Zvicra njihet për fshatrat me pamje mahnitëse për nga natyra. Zvicra, me pozitën e mirë gjeografike, bën që t’i ketë vendet ndër më të bukurat në botë.
Këto fshatra shpalosin dhe dëshmojnë që Zvicra është një vend mjaft tërheqës si nga ana e natyrës, ashtu edhe nga mënyra e ndërtimit të saj nga dora e njeriut, transmeton albinfo.ch.
Për disa njerëz, pa dyshim aventura dimërore do të thotë të marrësh pasaportën dhe të ikësh në një vend me temperatura të ftohta dhe të shijohet bukuria e fshatrave. Por, këtë po e pamundëson virusi korona.
Derisa në vitet e kaluara, grupe të mëdha (mijëra njerëz) u zhyten brenda disa orësh në hijeshitë e fshatit Zermatt, rrëzë Matterhorn-it emblematik, këtë vit duket se nuk ka shumë interesim, për shkak të përhapjes së Covid-19.
Këtë sezon, fshati Zermatt ka qenë relativisht i heshtur dhe nuk ka pasur numër të madh të turistëve.
Autoritetet lokale kanë shprehur shqetësime në të gjitha sektorët e turizmit, duke prekur kështu të ardhurat që siguroheshin për këtë sezon turistik dimëror, veçmas në fshatin Zermatt, ku numri i turistëve vitin e kaluar theu çdo rekord. /Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Mbretëria e Bashkuar prezanton eVisa për udhëtarët nga Kosova Ambasada britanike në Kosovë njofton ndryshime të rëndësishme për vizat... -
Suedi
Aulon Nura, sukses i diasporës kosovare në inxhinierinë hapësinore -
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë -
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
Studentët e Gjenevës rezervojnë “mjekë me video” Pothuajse 15% e studentëve në Universitetin e Gjenevës nuk e kanë vizituar mjekun vitin e kaluar... -
Kërset grushti në futbollin e të rinjve në Zvicër -
Crans-Montana ndan 1 milion franga për viktimat e zjarrit dhe familjet e tyre -
Perspektiva më të mira punësimi priten në Zvicër në tremujorin e parë të vitit 2026 -
Sistemi kombëtar i alarmit testohet sot në të gjithë Zvicrën











