Lajme
Zëvendëskryeministri i Serbisë thotë se kanë arrestuar një ish-ushtar të UÇK-së
Zëvendëskryeministri i Serbisë, Ivica Daçiq, njëherësh ministër i Punëve të Brendshme atje, ka deklaruar se në pikën kufitare mes Hungarisë dhe Serbisë, atë të Horgoshit, mëngjesin e sotëm kanë arrestuar një ish-pjesëtar të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Mediat në Serbi kanë raportuar se “M.I. është i dyshuar për krime lufte… sipas urdhrit të Prokurorisë Publike për Krime Lufte, të dyshuarit i caktohet masa e ndalimit deri në 48 orë dhe më pas me kallëzim penal do të dërgohet në Prokurorinë Publike për Krime Lufte”, transmeton albinfo.ch.
“Për shkak të veprimeve hetimore që po kryhen nga Prokuroria Publike për Krime Lufte, nuk jemi në gjendje të japim më shumë detaje për të mos rrezikuar hetimet”, citohet të ketë thënë Daçiqi.
Deri më tani nuk ka ndonjë informatë nga autoritetet në Kosovë në lidhje me rastin.
E-Diaspora
-
Spiropali viziton katedrën e Albanologjisë në Munih Sipas saj, kjo katedër ka qenë dhe mbetet një pikë referimi për studimin e gjuhës, historisë... -
Ylli Rita Ora, pjesë e himnit zyrtar të “Open Masters Games Abu Dhabi -
Magazina albinfo.ch pranë lexuesit – edhe mbi re, me Chair Airlines -
Itali
Vritet një 25-vjeçar shqiptar në Itali, dyshohet për konflikt në klub nate -
Vjenë
Orë letrare në Vjenë në shënim të Pavarësisë së Kosovës
Jeta në Zvicër
-
30 deputetë zviceranë kërkojnë drejtësi për ish-krerët e UÇK-së në Hagë Një rezolutë e nënshkruar nga 30 deputetë të Parlamentit të Zvicrës do të dorëzohet në Gjykatën... -
Zurich Pride 2026: Ndryshime të festivalit dhe biletave të hyrjes shkaktojnë polemika -
Gjithnjë e më shumë gra në Zvicër zgjedhin të ngrijnë vezët e tyre -
Gjashtë lajmet që morën më shumë vëmendje për këtë javë -
Mbrojtja ajrore: Nga Franca një ofertë për Zvicrën













