Kosova
Gërvalla takon bashkatdhetarët në Bruksel
Në kuadër të takimeve të rregullta me mërgatën, shoqatat dhe komunitetin shqiptar në mërgatë, ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla dhe ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci, u takuan me komunitetin shqiptar në Tongeren.
Sipas njoftimit nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, para bashkatdhetarëve që jetojnë në Belgjikë, dy ministrat paraqitën angazhimin dhe vizionion e institucioneve të Republikës së Kosovës në realizim të objektivave konkrete qeveritare në mbështetje të mërgatës në ruajtjen, kultivimin dhe zhvillimin e identitetit gjuhësor, kulturor e arsimor si dhe fuqizimin e lidhjeve me Kosovën, në njërën anë, dhe përfshirjen e potiencialit të gjeneratave të ndryshme të mërgatës në të gjitha sferat e zhvillimit ekonomik, politik dhe shoqëror në Kosovë, përcjell albinfo.ch.
“Theks i veçantë iu kushtua sundimit të ligjit dhe hapjes së mundësive të mëdha të investimit që ofron Kosova si dhe reformave administrative që po bëhen në lehtesimin e investimeve të diasporës në Kosovë”, thuhet në njoftim.
Ndryshe, bëhet e ditur në njoftim se gjatë takimit komuniteti shqiptar në Belgjikë kishte përgatitur edhe një program kulturo-artistik, duke demonstruar kështu përkushtimin e tyre në ruajtjen dhe promovimin e identitetit kulturor dhe kombëtar.
E-Diaspora
-
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë Tenori shqiptar me famë ndërkombëtare vlerëson rolin e diasporës dhe kujton koncertin në Gjenevë si një... -
“‘She Leads’ bashkon më 13 qershor gratë ndërmarrëse nga Zvicra, Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut -
Top 5 shtetet investuese në Kosovë: Kush solli më shumë kapital në vitin 2025? -
Kosova
Katër yjet e diasporës dhurojnë fitore historike Kosovës në Bratislavë -
Bernë: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë
Jeta në Zvicër
-
Rritet blerja e armëve në Zvicër, sport apo nevojë për siguri? Numri i lejeve për blerjen e armëve është rritur ndjeshëm në vitin 2025... -
Hetim penal pas aksidentit me teleferik -
Zvicër: Më pak viktima në sportet malore -
Gjermania fiton miqësoren kundër Zvicrës me rezultat të ngushtë, 4-3 -
Tërheqje produktesh në Zvicër













