Kuriozitete
Zgjatja për 9 centimetra gjatë qëndrimit në Gjithësi është një “Fake news”
“I kemi matur trupat tanë pasi prekëm hapësirën dhe wow, wow, wow. Unë jam zgjatur për gati 9 centimetra. Për vetëm tri javë. Jam pak i merakosur nëse do të më zë ulësja kur të kthehemi”
Një astronaut ka thënë se është zgjatur për nëntë centimetra për vetëm tri javë në hapësirë. Norishige Kanai, 41-vjeçar ishte zgjatur pasi kishte shkuar në Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës, ka thënë ai përmes twitterit. Doktori japonez është 250 milje larg Tokës
“I kemi matur trupat tanë pasi prekëm hapësirën dhe wow, wow, wow. Unë jam zgjatur për gati 9 centimetra. Për vetëm tri javë. Jam pak i merakosur nëse do të më zë ulësja kur të kthehemi”, ka shkruar ai.
Megjithatë, ai sot e ka pranuar se ky ka qenë vetë një “fake news” dhe ka kërkuar falje për këtë.
Ky është qëndrimi i tij i parë në hapësirë.
Ekspertët thonë se astronautët zakonisht zgjaten mes dy dhe pesë centimetrave për shkak të ndryshimit në gravitet. Sa të kthehen në Tokë, zakonisht i kthehen normales.
E-Diaspora
-
Ylfete Fanaj zgjidhet presidente e Konkordatit të burgjeve të Zvicrës Veriperëndimore dhe Qendrore "Në situatën e tensionuar të kapacitetit të burgjeve në të gjithë Zvicrën, nevojiten zgjidhje të qëndrueshme... -
Petrit Krasniqi, drejtues i ri i investimeve në Fondin e Sigurimeve të mësuesve të Bernës -
Granit Xhaka rrëfen sakrificat e familjes -
Londër
Akademia Ballkanike e Pianos bëhet pjesë e sistemit prestigjioz Trinity College London -
Itali
Aksident fatal në Itali: Vdes punëtori shqiptar në kantier ndërtimi
Jeta në Zvicër
-
Kantoni i Bernës është gati ta quajë feminicidin me emrin e saj të vërtetë Këshilli ekzekutiv i kantonit të Bernës është i përgatitur të përmendë në mënyrë të qartë feminicidin... -
Universitetet zvicerane paralajmërojnë se plani “10 milionë” mund të dëmtojë kërkimet -
Virusi dengue zbulohet për herë të parë në Bazel -
Rritet numri i dyqaneve bosh në Gjenevë – alarm për ekonominë lokale -
Zvicra investon miliarda në mbrojtjen ajrore













