Jeta në Zvicër
Zvicër: Zgjedhjet 2019, me peshë përcaktuese për vendin
Njerëzit me sfond migracioni vazhdojnë ta kenë shumë vështirë të përzgjidhen në Parlamentin Federal ose edhe në parlamentet kantonale, përkundër faktit se edhe ata janë një pjesë e shoqërisë zvicerane
Shikuar nga shumë aspekte, këtë vjeshtë do të kemi zgjedhje me peshë përcaktuese. Në fokus të tyre ndodhet në mënyrë të plotë politika mjedisore, ndërkohë që rritet presioni edhe në fusha të tjera, si për shembull, te kostoja e shëndetësisë, gjithnjë në rritje ose te marrëdhëniet me BE-në. Shumica, e cila i takon SVP/FDP-së, gjatë katër vjetëve të fundit nuk ka mundur të prezantojë ndonjë zgjidhje në këtë kontekst. Kjo shumicë madje, pak pas fillimit të legjislaturës 2015, ka detyruar Fedetratën e Infermierëve të lansojë një iniciativë, pasi që përmirësimet e premtuara për profesionin e infermierit nuk ishin arritur me ndryshimin e shumicave në parlament.
Propozimet për përmirësimin e barazisë gjinore janë fundosur në mënyrë konsekuente ndërsa edhe kompromisi i pushimit dyjavësh të atësisë ka ardhur vetëm nga frika se mund të votohej iniciativa popullore përkatëse.
Ndërkohë që për FDP-në të gjitha duhet t`i rregullojë tregu i lirë dhe qytetarët me më shumë vetëpërgjegjësi do të duhet të bartin vetë gjithnjë e më shumë shpenzime, duke shpresuar që, për shembull, premitë e arkave shëndetësore të frenohen paksa (por, në kthim, njerëzit ngarkohen gjithnjë më shumë me shpenzime në përgjegjësinë e tyre), për SVP-në për secilin problem, sado i vogël qoftë, fajet i ka “i huaji i poshtër”.
Në Dhomën e Kantoneve kanë frikë se pas këtyre zgjedhjeve në këtë dhomë mund të mbetet vetëm një grua, ndërkohë që po theksohet se kësaj vjeshte po kandidojnë në shumë gra se kurrë ndonjëherë më parë.
Por, nuk janë vetëm gratë që janë të nënpërfaqësuara në Bernë. Njerëzit me sfond migracioni ose që janë vetëm me rrënjë të jashtme, vazhdojnë ta kenë shumë vështirë të përzgjidhen në Parlamentin Federal ose edhe në parlamentet kantonale, përkundër faktit se edhe ata janë një pjesë e shoqërisë zvicerane. Ata janë jo vetëm të nënpërfaqësuar por – ndryshe nga gratë – edhe vazhdojnë të kandidojnë shumë pak. Pavarësisht se ata do të përballen me probleme saktësisht të njëjta (shëndetësia, ambienti, BE-ja etj.) dhe ata duhet të gjykohen sipas propozimeve për zgjidhje të këtyre problemeve, është ende emri, prejardhja ose orientimi fetar për shumëkënd arsye e mjaftueshme për të mos menduar fare më tutje dhe për të çregjistruar kandidatët.
Aktualisht ka ende tepër pak, si për shembull Arbër Bullakaj nga Wili, të tillë që me luftë shumë intensive zgjedhore, shpresojnë të kenë shanset e njëjta me ndonjë tjetër që nuk ka sfond migracioni.
Mbetet pra të pritet nëse këto përpjekje do të shpaguhen dhe në këtë mënyrë edhe qytetarë tjerë zviceranë me rrënjë të jashtme do të motivohen për të bërë përpjekje të ngjashme intensive për të siguruar një përfaqësim në Parlamentin e Zvicrës, të përafërt me realitetin ekzistues në popullatën e këtushme.
Këto zgjedhje prandaj do të jenë përcaktuese drejtimi jo vetëm sa i përket politikës mjedisore.
Të nënpërfaqësuar
Personat me sfond migracioni janë jo vetëm të nënpërfaqësuar, por edhe vazhdojnë të kandidojnë shumë pak. Pavarësisht se ata do të përballen me probleme saktësisht të njëjta (shëndetësia, ambienti, BE-ja etj.) dhe ata duhet të gjykohen sipas propozimeve për zgjidhje të këtyre problemeve, është ende emri, prejardhja ose orientimi fetar për shumëkënd arsye e mjaftueshme për të mos menduar fare më tutje dhe për të çregjistruar kandidatët.
- Autori është deputet kantonal nga SP, TG
Të ngjashme
Të tjera nga Jeta në Zvicër
E-Diaspora
-
Hektor Krasniqi, futbollisti që la Austrinë për të ndërtuar ëndrrën e tij në Kosovë Hektor Krasniqi mori një vendim që do t’i ndryshonte jetën: të linte pas futbollin austriak dhe... -
Kuvendi i Shqipërisë miratoi ligjin për Diasporën -
Qendra e Botimeve për Diasporën uron Ditën Kombëtare të Diasporës dhe Ditën Ndërkombëtare të Migracionit -
Emily Munishi ngjitet në elitën kombëtare U18 në gjimnastikë artistike -
Dr. Përparim Limani, në krye të Kirurgjisë Onkologjike në Aarau
Jeta në Zvicër
-
Ferma më e lartë e erës në Evropë ndodhet në Zvicër Në 2,465 metra lartësi: Ferma e erës Gries, rekord evropian... -
Kaosi i Krishtlindjeve në aeroportet zvicerane: Si të udhetoni pa stres -
Mungesë e vaksinës kundër gripit në Zvicër për shkak të kërkesës së lartë -
Emily Munishi ngjitet në elitën kombëtare U18 në gjimnastikë artistike -
UBS planifikon shkurtime vendesh pune në janar












