Lajme
Zgjedhjet komunale në Vernier konfirmohen nga Këshilli i Shtetit
Këshilli i Shtetit i Gjenevës ka validuar rezultatet e raundit të dytë të zgjedhjeve për Këshillin komunal të Vernierit, të mbajtura më 30 nëntor, pavarësisht parregullsive të konstatuara në një pjesë të votave me korrespondencë.
Sipas autoriteteve kantonale, gjatë verifikimeve janë analizuar 1’414 fletë votimi me lista të modifikuara. Ekspertiza grafologjike ka treguar se 189 fletë, përfshirë 12 të pavlefshme, janë plotësuar nga 79 duar të ndryshme. Në shumicën e rasteve, e njëjta dorë ka plotësuar dy fletë votimi, ndërsa asnjë person nuk ka plotësuar më shumë se gjashtë.
Këshilli i Shtetit vlerëson se këto parregullsi, ndonëse serioze pasi vota është personale, nuk kanë pasur ndikim në rezultatin përfundimtar, pasi ndarja e mandateve mbetet e pandryshuar edhe nëse përjashtohen fletët problematike.
Ekzekutivi kantonal ka theksuar se vendimi është marrë pas një peshimi interesash, duke marrë parasysh funksionimin normal të komunës, ndikimin real mbi rezultatet dhe parimin e proporcionalitetit.
Pas disa muajsh administrimi të përkohshëm, Këshilli komunal i Vernierit pritet të konstituohet në muajin shkurt. Vendimi i Këshillit të Shtetit mbetet i ankimueshëm në Dhomën Kushtetuese të Gjykatës së Drejtësisë, ndërsa hetimi penal për mashtrimet e raundit të parë vazhdon
E-Diaspora
-
Fundjava sjell fluks të madh, mbi 10 mijë kosovarë kalojnë në Shqipëri Bregdeti shqiptar mbushet me pushues, mijëra kosovarë kalojnë Morinën... -
Leo ka rreth 200 të punësuar në Zvicër dhe dhjetëra të tjerë në Kosovë -
Boksieri shqiptar Luis Vela shpallet kampion i WBC International në moshën 19-vjeçare -
Në SHBA hapet ekspozita “Liria” e fotografit kosovar Hazir Reka -
GESS Who! organizon udhëtimin e parë ndërkombëtar, 23 studentë të ETH Zürich eksplorojnë Kosovën
Jeta në Zvicër
-
Media zvicerane: Pse Prishtina po përjeton një “bum” ndërtimesh Në Prishtinë, ndërtesat po mbijnë si kërpudhat. Ka arsye kulturore dhe ekonomike për bumin.... -
Valais synon të lejojë vrasjen e rrëqebujve, për herë të parë në Zvicër -
Pas marrëveshjes me Iranin bien çmimet e naftës në Zvicër -
Leo ka rreth 200 të punësuar në Zvicër dhe dhjetëra të tjerë në Kosovë -
Falimenton kompania zvicerane pas 66 vitesh, 30 punëtorë mbesin pa punë












