Kosova
Zgjedhjet në Kosovë dhe RMV, si do të votojnë të infektuarit me COVID?
Në këtë ditë të rëndësishme për të dy shtetet rajonale është gjetur zgjidhja edhe për ata që janë të infektuar me Covid-19, që të gëzojnë të drejtën e votës
87 ekipe me gjithsej 348 anëtarë janë përgatitur për të shkuar në shtëpitë e qytetarëve në Kosovë, te të infektuarit me COVID-19, për t’iu dhënë mundësi të votojnë.
Krahas anëtarëve të KQZ-së, çdo ekip ka një mjek dhe një polic.
Në çdo kuti votimi, krahas materialeve zgjedhore, kishte maska, doreza dhe dezinfektues.
Krahas ekipeve për COVID, në Kosovë u përgatitën ekipe që do të mundësojnë votimin e të moshuarve, personave me aftësi të kufizuara dhe të burgosurve.
Këto ekipe u praktikuan edhe në zgjedhjet parlamentare të 14 shkurtit 2021.
Në zgjedhjet lokale që po mbahen sot të drejtë vote kanë 1.885.448 votues.
Ndërsa, numri i qendrave të votimit në gjithë Republikën e Kosovës është 883, me gjithsej 2.477 vendvotime.
Ndërkaq, numri i qytetarëve me të drejtë vote jashtë vendit, të cilët kanë arritur të regjistrohen suksesshëm si votues jashtë Kosovës është 15.532 votues.
Edhe në Maqedoninë e Veriut një komision zgjedhor special u vu në dispozicion të të sëmurëve me COVID-19. 7.921 persona të infektuar në të gjithë vendin do të ushtrojnë sot të drejtën e votës.
E-Diaspora
-
Komuniteti Musliman Shqiptar në Zvicër uron Fitër Bajramin Komuniteti Musliman Shqiptar në Zvicër (KMSHZ) njofton të gjithë besimtarët dhe besimtaret që jetojnë dhe veprojnë... -
Vjenë
Tragjedia në Vjenë: Mes viktimave edhe një punëtor nga Novi Pazari -
Kompania e ndërtimit fshin gjurmët pas vdekjes së tre kosovarëve -
Leipzig
Letërsia e Kosovës prezantohet në Panairin e Leipzigut -
Hapet dega e shtatë e shkollës shqipe në Lesvos
Jeta në Zvicër
-
Çfarë është një “ekstrakt i regjistrave kriminale” dhe për çfarë nevojitet në Zvicër? Nëse keni jetuar në Zvicër për njëfarë kohe, ka shumë mundësi që t’ju jetë kërkuar të... -
Për cilat poste politike zvicerane mund të kandidojnë shtetasit e huaj të natyralizuar? -
Pothuajse 96% e përfitimeve të vonuara të papunësisë janë paguar -
Aeroportet zvicerane shënojnë numër rekord udhëtarësh -
Autoritetet zvicerane presin financa më të dobëta për shkak të pagesave shtesë të pensioneve











