Kosova
Zgjedhjet në veri, certifikohen 11 kandidatë për kryetarë
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve po merret me përgatitjet e procesit zgjedhor për katër komunat veriore në vend, përcjell albinfo.ch.
KQZ-ja ka hapur edhe afatet për subjektet e interesuar për të garuar për kryetar në Mitrovicën e Veriut, Zubin Potok, Leposaviq e Zveçan, si dhe për asamble në Zveçan e Leposaviq.
Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, tha se deri tani janë certifikuar 11 kandidatë për kryetarë dhe 63 për asamble dhe se presin aplikime të tjera.
Ndërkohë, gjatë se enjtes, Lista serbe njoftoi bojkotimin në këtë proces zgjedhor.
“KQZ-ja, si çdo herë tjetër, mbetet e përkushtuar për të përmbushur detyrimet kushtetuese dhe ligjore për organizimin e këtyre zgjedhjeve. Është në vullnetin e lirë të subjekteve politike që të marrin pjesë ose jo në një proces zgjedhor”, tha Elezi.
Këto zgjedhje KQZ-së do t’i kushtojnë rreth 497 mijë euro nga 556 mijë, sa ishte i planifikuar gjatë procesit zgjedhor të vitit të kaluar.
Kujtojmë se këto zgjedhje të 23 prillit fillimisht ishin caktuar të mbahet më 18 dhjetor, por Presidentja e vendit, në koordinim me subjektet politike, i ka shtyrë për në prill.
E-Diaspora
-
Dhuna në familje: shenjat, frika dhe parandalimi – përkrahja në Zvicër Në këtë intervistë, Blertë Berisha nga DOA (Dachorganisation Frauenhäuser Schweiz und Liechtenstein) flet për shenjat e... -
Reperi EAZ publikon këngë në mbështetje të Përparim Avdilit -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt -
Rusi
Ramë Lahaj performon në Rusi, promovon kulturën dhe këngën shqipe -
Gjermani
Dy qytete në Gjermani drejt hapjes së shkollave shqipe
Jeta në Zvicër
-
Gjenevë: Historia e artit hiqet nga lëndët e detyrueshme në shkollat e mesme Duke filluar nga vjeshta e vitit 2027, historia e artit nuk do të jetë më lëndë... -
Mjeti zviceran i inteligjencës artificiale ndihmon ekologët e Alaskës të studiojnë arinjtë -
Sezoni i polenit është afër në Zvicër -
Projekti zviceran i hekurudhave diellore ndan “njohjet” me Francën -
Cyrihu në qendër të rrjetit të trenave dhe autobusëve të natës në Evropë











