Bota
Zgjedhjet presidenciale në Austri, përfundimisht më 4 dhjetor
Të dy kandidatët hynë në raundin e dytë të votimit më datën 22 maj, ku fitues doli Alexander Van der Bellen. Megjithatë votimi ishte prishur nga ana e Gjykatës Kushtetuese pas ankesës së FPO dhe argumentimit me sukses për parregullsi të shumta procedurale
Austriakët më 4 dhjetor përfundimisht do ta kanë të drejtën për të votuar për presidentin e shtetit të tyre. Kjo u bë e ditur pasi që parlamenti austriak miratoi zyrtarisht datën 4 dhjetor për raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale mes ambientalistit Alexander Van der Bellen dhe ekstremistit të djathtë Norbert Hofer.
Votuesit në Austri për herë të parë votuan në zgjedhjet presidenciale më 24 prill ku në garë ishin 6 kandidatë. Në atë kohë, më shumë vota mori kandidati i Partisë Liberale (FPO)-së Norbert Hofer, ndërsa i dyti ishte ish lideri i dikurshëm i të gjelbërve, Alexander Van der Bellen, njofton “albinfo.ch”.
Të dy kandidatët hynë në raundin e dytë të votimit më datën 22 maj, ku fitues doli Alexander Van der Bellen. Megjithatë votimi ishte prishur nga ana e Gjykatës Kushtetuese pas ankesës së FPO dhe argumentimit me sukses për parregullsi të shumta procedurale.
Tutje zgjedhjet u parashikuan të mbahen me 2 tetor, por procesi zgjedhor u ndryshua në muajin shtator nga qeveria për shkak të një defekti në prodhimin e fletëve të votimit dhe zarfeve për votën e postuar.
Si përfundim, i miratuar sot nga një shumicë me dy të tretat, u konfirmua data 4 dhjetor pasi mblodhi votat e partive social-demokrate SPO dhe konservatorëve OVP aleatë në një koalicion të madh, si dhe partive të opozitës të Gjelbrit dhe NEOS (liberalët).
E-Diaspora
-
Dhuna në familje: shenjat, frika dhe parandalimi – përkrahja në Zvicër Në këtë intervistë, Blertë Berisha nga DOA (Dachorganisation Frauenhäuser Schweiz und Liechtenstein) flet për shenjat e... -
Reperi EAZ publikon këngë në mbështetje të Përparim Avdilit -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt -
Rusi
Ramë Lahaj performon në Rusi, promovon kulturën dhe këngën shqipe -
Gjermani
Dy qytete në Gjermani drejt hapjes së shkollave shqipe
Jeta në Zvicër
-
Policia e Cyrihut forcon masat kundër kërcënimeve ideologjike Policia e qytetit të Cyrihut po merr masa për të identifikuar dhe parandaluar kërcënimet e motivuara... -
Studimi: Tokat e Evropës janë 70 përqind të mbuluara me pesticide -
Karnavalet zvicerane forcojnë masat e sigurisë nga zjarri pas tragjedisë në Crans-Montana -
Niveli i rrezikut 3: Alarm për stuhi në disa kantone zvicerane -
Ligjet e reja zvicerane që hyjnë në fuqi nga sot












