Shkurt.ch
Zgjidhen 5 këshilltarë shqiptarë në Belgjikë
Ky është gjithsesi një numër inkurajues për komunitetin shqiptar në Belgjikë
5 këshilltarët shqiptarë të zgjedhur në 5 komunat belge janë të lindur dhe shkolluar në Belgjikë dhe e flasin mirë gjuhën shqipe dhe kanë relacione me komunitetin shqiptarë në Belgjikë.
Nermine Kumanova( PS) fitoi 1151 vota në Namur, Burim Demiri FDF Lista e kryetarit Clerfayt në komunën Schaerbeek të Brukselit fitoi 696 vota, Amet Gjanaj (PS) në komunën Molenbeek të Brukselit fitoi 1009 vota, Fatmir Limani (PS)në komunën Koekelberg të Brukselit fitoi 325 vota dhe Lulzim Mustafa (PS) në qytetin Huy fitoi 340 vota.
Burim Demiri në Schaerbeek ka mbaruar shkollën e mesme dhe Nermine Kumanova në Namur, ka mbaruar Fakultetin Ekonomik. Burimi dhe Nerminja e kanë origjinën nga Kumanova. Amet Gjanaj në Molenbeek, ka mbaruar fakultetin ekonomik e ka origjinën nga Kukësi dhe Fatmir Limani, profesor artistik nga Shqipëria. Dhe fituesi i fundit, Lulzim Mustafa, i cili ka mbaruar shkollën e mesme, dhe e ka restoranin e vet në qytetin Huy, Lulzimi e ka origjinën nga Presheva.
Katër këshilltarë të porsazgjedhur komunalë kanë garuar me partinë Socialiste frankofone dhe një nga FDF-ja.
Nermine Kumanova( PS) fitoi 1151 vota në Namur
Amet Gjanaj (PS) në komunën Molenbeek të Brukselit fitoi 1009 vota
Burim Demiri (FDF) Lista e kryetarit Clerfayt në komunën Schaerbeek të Brukselit fitoi 696 vota
Lulzim Mustafa (PS) në qytetin Huy fitoi 340 vota
Fatmir Limani (PS)në komunën Koekelberg të Brukselit fitoi 325 vota
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Lidhja e Mjekëve Shqiptarë në Zvicër zgjedh kryetarin e ri dhe mbyll me sukses simpoziumin shkencor Kuvendi u zhvillua në kuadër të një simpoziumi shkencor, i cili u përmbyll me sukses dhe... -
Ka nisur Simpoziumi i 7-të i Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë të Zvicrës -
SHKA “Ilirët” nga Lozana, sot me program artistik në Monthey -
Folklori shqiptar mahnit publikun në festivalin “Vallet bashkojnë” në Stokholm -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë
Jeta në Zvicër
-
Nestlé raporton vjedhjen e 12 tonëve KitKat në Evropë Një ngarkesë e madhe prej 12 tonësh KitKat – mbi 400,000 çokollata – u vodh javën... -
Zyra zvicerane e migracionit shkurton vendet e punës për shkak të pakësimit të mbërritjeve të azilkërkuesve -
Zviceranët dyshojnë në përgatitjen ushtarake të vendit, kërkojnë rritje buxheti -
Reaktori bërthamor Gösgen rifillon operacionet pas një viti mbyllje -
Ka nisur Simpoziumi i 7-të i Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë të Zvicrës











