Zgjidhen personalitetet e vitit në Zvicër
Me 19.74% të votave publiku ka zgjedhur mjekun Rolf Maibach, të spitalit Albert Schweitzer në Haiti dhe infermieren, Marianne Kaufmann
Zviceranët e vitit, për vitin 2010, janë zgjedhur Marianne Kaufmann dhe Rolf Maibach. Kjo përzgjedhje është bërë natën e mbrëmshme në një mbrëmje gala të transmetuar në gjithë Zvicrën nga televizioni publik nacional sf1.
Dy fituesit kanë trashëguar „titullin” të cilin një vit më parë e kishte fituar kardiokirurgu i fëmijëve dhe humanisti dr. Sene Pretre.
Publiku zviceran përmes telefonatave ka votuar për zviceranin dhe zviceranen e vitit, me ç`rast ka pasur mundësinë të zgjidhte në mesin e 18 personaliteteve nga fusha të ndryshme, si humanizmi, politika, sporti, arti etj.
Me 19.74% të votave publiku i ka dhënë më së shumti mbështetje mjekut zviceran Rolf Maibach, të spitalit Albert Schweitzer në Haiti dhe infermieres së po këtij spitali, Marianne Kaufmann, që përbënin një kandidaturë të përbashkët.
Të dy të zgjedhurit janë angazhuar në Haiti për të ndihmuar popullatën para dhe sidomos pas tërmetit të rëndë që ka shkatërruar vendin.
Pas tyre, më së shumti vota ka marrë „mbreti” i sportit të mundjes tradicionale zvicerane, Kilian Wenger, 17.65% dhe politikania e SP-së, deri vonë kryetare e parlamentit të Zvicrës, Pascale Bruderer, 14.4 %.
E-Diaspora
-
Diaspora
Doktorantët e Diasporës 2025, një vit i arritjeve shkencore Doktorantët e Diasporës po lënë gjurmë suksesi në universitetet më prestigjioze të botës me punime shkencore... -
Konsullata e Kosovës në Cyrih: Informohuni për mënyrën dhe procedurat e votimit -
Miratohet unanimisht Marrëveshja për Tregti të Lirë të Kosovës me EFTA -
Mustafa kritikon presidenten Osmanin për takimet me diasporën gjatë fushatës -
Slloveni
Ganimet Shala, asambleistja e parë shqiptare në Parlamentin e Lubjanës
Jeta në Zvicër
-
2,500 nënshkrime për rikthimin e TGV Lyria Lozanë–Paris Peticioni synon rikthimin e lidhjes hekurudhore shtesë Lozanë–Paris... -
Banorët e Cyrihut do të përfitojnë nga ulja e taksave -
Diaspora
Doktorantët e Diasporës 2025, një vit i arritjeve shkencore -
A është ky stacioni policor më i bukur në botë? -
Swisscom do të heqë plotësisht teknologjinë 3G deri në fund të vitit 2025











