Shqipëria
Zhbllokohet kufiri shqiptaro-grek, për 3 orë kalojnë mbi 1 mijë emigrantë
Pas shumë pritjeve të gjata në kufi, ku rreth 10 mijë emigrantë shqiptarë pritën prej gati 48 orësh në kufirin shqiptaro-grek në temperatura mjaft të larta, përcjell albinfo.ch.
Tashmë situata duket se është përmirësuar në Kakavijë aty ku qytetarët shqiptarë ishin të bllokuar pa ujë e ushqime.
Prej orës 14:00 deri në orën 17:00, raportohet se e kanë kaluar kufirin 1 mijë emigrantë. Pala greke shtoi testimet për koronavirus, çka ka sjellë një përmirësim të situatës.
Duhet theksuar se radhët e makinave vazhdojnë të jenë në disa kilometra.
Më herët Greqia ka vendosur që të zgjasë kufizimet për emigrantët shqiptarë deri në datën 31 gusht. Por karantina nuk do të jetë 14 ditë, por vetëm 7 ditë. /Albinfo.ch.
Të ngjashme
Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
Ushtari arbëresh surprizon me shqipen e tij: “Kam lindur në Itali, por jam arbëresh” Një bisedë spontane dëshmoi se arbëreshët vazhdojnë ta ruajnë me krenari gjuhën dhe kulturën shqiptare.... -
Pianistja shqiptare Fatjona Maliqi interpretoi veprën monumentale të Bach-ut në Gjermani -
Gjermani
Shqiptarja Lindita Nebiu Hyseni ligjëruese në Universitetin SRH në Mynih -
Suedi
Getoar Luta diplomon në Universitetin prestigjioz të Uppsallës në Suedi -
Panel diskutimi: Gratë në ndërmarrësi dhe pozita udhëheqëse
Jeta në Zvicër
-
Qeveria zvicerane dëshiron të forcojë furnizimin me ilaçe Për të trajtuar mungesat e ilaçeve, qeveria zvicerane synon ta bëjë më të lehtë importimin dhe... -
SVP nuk heq dorë nga kufizimi i emigracionit pas humbjes në referendum -
Vizita falas për të moshuarit në Cyrih për t’i mbrojtur nga temperaturat ekstreme -
Çfarë çoi në anulimin e bisedimeve SHBA–Iran në Zvicër? -
Vendim i pazakontë në Zvicër: Dalja për në tualet mund të mos llogariten si orë pune














